FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS: Çadra rrezikon të nxjerrë vendin nga rruga drejt BE

Përmes një deklarate për mediat, Partia Socialiste ka reaguar mbi thirrjet e kryetarit të PD, Lulzim Basha për protesta. Sipas PS, çadra e Lulzim Bashës e ka vonuar zbatimin e reformës ne drejtësi, ndërsa rrezikon të nxjerrë vendin nga rruga drejt anëtarësimit në BE. Më tej thuhet se kërcënimet e Bashës për bllokimin e rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme.

Deklarata e plotë e PS:

Është koha që Basha të mësojë se: Ai që bënte thirrje vetëm pak ditë më parë për të thyer dritaret e për të shpuar gomat, nuk mund të pretendojë krejt papritur e pakujtuar se është thjesht një qingj i pafajshëm. Çadra e Bashës e ka vonuar mjaft tashmë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rrezikon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga drejt BE-së. Kërcënimet e tij për bllokimin e rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme që na çon pashmangshmërisht vetëm drejt dhunës, pikërisht ashtu si në 1997-n. Ne nuk do ta lejojmë PD-në t’ju marrë peng të ardhmen shqiptarëve. Në 18 Qershor, qytetarët do të jenë të lirë të shprehin vullnetin për zgjedhjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?