Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:02 Bayerni synon 3 yje në Premier League për të përforcuar sulmin Bayern Munich ka nisur të shqyrtojë alternativat për të përforcuar repartin ofensiv, në një moment kur e ardhmja e Michael Olise dhe Jamal Musiala…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PS: Çmimi i gazit do të rritet me 20 përqind, është e papërfishme

Intervista E mërkurë, 5 Maj 2021 09:05
PS: Çmimi i gazit do të rritet me 20 përqind, është e papërfishme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kërkesa e Presidencës për të çuar në Kushtetuese buxhetin e vitit 2017 është absurde dhe jo serioze.

Kështu do ta cilësonte mbrëmjen e sotme deputeti i PS-së në Komisionin e Ekonomisë,  Ervin Bushati, i cili gjithashtu është dhe relatori i projektligjit të buxhetit 2017.

Në një intervistë dhënë për Report Tv, Bushati u shpreh se kjo kërkesë nuk duhet marrë seriozisht dhe se përbën më tepër një diversion nga ana e Presidencës.

Përsa i përket debatit për akcizën e gazit Bushati u shpreh se impakti është i papërfillshëm duke e krahasuar me më të njëjtën zhurmë që u bë vitin e kaluar për akcizën e birrës. Por nga ana tjetër ai tha se qeveria ka parashikuar një rritje me 20 përqind të çmimit të gazit.

“Çmimi nga 50 mund të shkojë në 60 lekë. Megjithatë jemi në fazat e para. Ne kemi pasur problematikë të madhe me mos sigurinë në treg. Kjo është një lëndë lehtësisht ekplozive. Sot flitet për më pak se 10% te mjeteve të transportit. Unë e kuptoj dëshirën e mediat të gjejë një histori brenda historisë por zëri në buxhet për këtë akcizë është i papërfillshëm”- u shpreh deputeti i PS-së, Ervin Bushati.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Intervista

Cili është reagimi juaj i parë ndaj kërkesës së presidentit për të dërguar buxhetin në Gjykatën Kushtetuese?
Më vjen mirë që prezantojmë një projektbuxhet ku më në fund kemi vendosur një mirëmbajtje dhe mirëmenaxhim, që na bën të dalim nga ajo gjendja e emergjencës dhe të jemi në nivele normale. Unë tani e dëgjoj tek ju këtë lajm dhe më duket joserioze, që të mos kaloj në epitete tjera. Opozita në çdo vend denoncon buxhetin, sidomos në vendin tonë që kritikon çdo gjë. Unë e pres që opozita të mos ishte dakort me projektbuxhetin sepse kjo do t’i ishte të dorëzonte gjithë armët e saj. Opozita kundërshton pa argument. Më duket pa sens logjik dhe juridik kjo kërkesë. Është absurde që presidenca të çojë në Kushtetuese buxhetin. Më vejn keq që ndodh një gjë e tillë, sido që të jetë Presidenca është një institucion juridik dhe mund ta diskutonte me qeverinë këtë shqetësim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju po thoni që është e paralizushme?
Nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Por nuk mund ta marr seriozisht këtë kërkesë. Ky është një diversion i Presidencës.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Nuk mund të rishikohet ky zë?
Buxheti është prezantuar për herë të parë. Lihet një periudhë dëgjimi 38 ditore. Do miratohet diku nga mesi i dhejtorit. Të gjitha palët kanë kohë të diskutojnë. Pak a shumë janë vendosur parametrat kryesorë. Në mendimin tim është një buxhet shumë konsevator. Mua më vjen mirë që për herë të parë po dëgjohet arsyeja ekonomike dhe jo politike.

Ju e dini që për vende të vogla duhet që rritja e ekonomisë duhet të jetë mbi 6% qe të ndihet në xhepat e qytetarëve?
Në asnjë vend të Europës nuk mund ta ndjejnë rritjen ekonomike menjëherë. Rritja ekonomike mund të ofrojë më shumë punësim, por mos të harrojmë që vijmë nga një ekonomi e centralizuar, e kontrolluar. Sot nuk mund të themi që mund të rikuperojmë atë çfarë nuk është bërë mirë në vite.

Rritja pensioneve vetëm në 3%, a nuk mund të rritej më shumë? A mund të kishte një balancim më të mirë mes rritjes së pensioneve dhe rritjes së pagave të administrates me 10% ? Kjo është një pyetje e mirë dhe ju falenderoj. Instikti i çdo politikani është që të kënaqë shumicën. Nuk ka kryeministër që nuk do të fitojë sërish zgjedhjet. Por vetëm për të fituar zgjedhjet ne nuk mund të marrim borxhe vetëm për të marrë votat dhe më pas fëmijët tanë të paguajnë borxhet tona. Kush është ai politikan që nuk do të rrisë pagat dhe pensionet? Por këto ishin mundësitë për rritjen e pagave dhe pensioneve pa vënë në rrezik stabilitetin ekonomik.

A ka një sot ndryshim të marrëdhënieve mes qeverisë me FMN-në krahasuar më tre vjet më parë?
Aspak nuk ka ndryshuar. Të kemi partner si FMN është në mirë të qytetarëve shqiptarë, Shqipëria paguan 40% më pak të borxhit, sesa 3 vjet më parë. Sot të jesh korrekt në treg, paguhesh.

Dua t’ju pyes për një nocion të ministrisë së Financave ku është folur për rritjen e pagës minimale. Qeveria në këtë rast ka folur vetëm për sektorin publik apo edhe për sektorin privat? Kryeministri nuk mund të rrisë më shumë se ajo çfarë ka në buxhet, domethënë për ata që ka në administratë. Por kjo mund të ndikojë në treg. Pra qeveria në këtë rast ka folur vetëm për buxhetorët, por që padyshim ka ndikim edhe tek sektori privat. Ne duhet të mendojmë për kapitalin shqiptar sepse kjo i ndihmon ata.

Për akcizën e gazit ka një shqetësim jo vetëm nga LSI nëpërmjet ministrit Koka por edhe nga qytetarët. Janë të shumtë qytetarët që kanë filluar të përdorin makinën me gaz? Sa do shkojë çmimi me këto ndryshime? Edhe sot që u diskutua në Komision kjo dilemë. Cmimi nga 50 mund të shkojë në 60 lekë. Megjithatë jemi në fazat e para. Ne kemi pasur problematikë të madhe me mos sigurinë në treg. Kjo është një lëndë lehtësisht ekplozive. Sot flitet për më pak se 10% te mjeteve të transportit. Unë e kuptoj dëshirën e mediat të gjejë një histori brenda historisë por zëri në buxhet për këtë akcizë është i papërfillshëm.Është pak a shumë e njëjta histori me zhurmën për akcizën e birrës në vitin e kaluar. Edhe në atë rast bëhëj fjalë për shifra të papërfillshme ku më e madhe ishtë zhurma se impakti tek biznesi. Megjithatë edhe kjo çështjë nuk është përfundimtarere dhe do të diskutohet në ditët në vijim. – See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/bushati-absurde-q–presidenca-t—oj–n–kushtetuese-buxhetin-385759.html#sthash.albXeCmY.dpuf

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni synon 3 yje në Premier League për të përforcuar sulmin
Para 1 minute

Bayerni synon 3 yje në Premier League për të përforcuar sulmin

Endrick në radarin e Milanit, gati oferta 70 milionë euro për Realin
Para 1 minute

Endrick në radarin e Milanit, gati oferta 70 milionë euro për Realin

A do ta mbyllë apo kufizojë Gjykatën Speciale të Hagës parlamenti i Kosovës?
Para 5 minutash

A do ta mbyllë apo kufizojë Gjykatën Speciale të Hagës parlamenti i Kosovës?

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet
Para 27 minutash

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërk...

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 15 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.