PS drejt rishikimit të ligjit për importin e plehrave
Kthimi në Kuvend i ligjit për importin e plehrave nga Presidenti i Republikës, qëndrimi kundër i aleatëve të saj në koalicionin qeverisës LSI-PDIU, por dhe raportet vjetore të Brukselit për Shqipërinë, që theksojnë se vendin ynë nuk i ka kapacitetet për menaxhimin e një importi të tillë, kanë detyruar Partinë Socialiste që të rishikojë draftin e saj për importin e mbetjeve.
Burime nga mazhoranca, bëjnë me dije se po përgatiten ndryshime në ligjin e mbetjeve. Nga të njëjtat burime mësohet se po bëhen gati 3 ndryshime në ligjin e mbetjeve.
“Fonde për shoqërinë civile për të ndjekur monitorimin e importit; Kuotë kufizuese për kompanitë e riciklimit për sasinë e importeve; si dhe Detyrim i bashkive për të ndarë mbetjet që në burim”- theksojnë burimet nga mazhoranca.
KOHA JONË SONDAZH

