PS i merr betimin e gjyqtarëve Metës, Gjata: Këto janë pisllëqe ligjore, po tejkalohet Kushtetuta

Kuvendi ka votuar dje ndryshimin e ligjit në lidhje me betimin e gjyqtarëve duke i hequr kështu të drejtën presidentit Meta që të ketë akses në vonimin e emërimit të këtyre zyrtarëve.

Me 87 vota pro dhe 15 kundër është miratuar ligji, i cili i heq të drejtat Presidencës në lidhje me betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këto kompetenca tashmë do t’i kalojnë Gjykatës Kushtetuese.

Kështu pas votimit të këtij projektligji, Meta ka 10 ditë kohë për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar dhe një prokuror. Nëse presidenti nuk e thërret brenda një afati 10 ditor një gjyqtar, atëherë gjyqtari do dërgojë betimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për Fax News, juristi Çlirim Gjata deklaroi se ky është një dublim që i bëhet presidentit, ndërkohë që shtoi se me këtë ligj është tejkaluar Kushtetutën.

“Është dubluar presidenti. Se aty kujt i teket shko të bëje betimin ku të duash ti. Pse kështu është? Para tij duhet të bëhet betimi. Ky nen është urdhërues nuk lejon asnjë ligj tjetër.

Me ligj ke tejklaur kushtetutën. Kjo është ajo që e bën nul vendimin. E kam shtruar teknkisht cili shtet i BE-së e ka këtë? Ja nuk e thërret presidenti e çfarë bën? Këto janë pisllëqe ligjore.

Nëse ka përplasje midis parlamentit dhe presidnetit shkohet në Gjykata Kushtetuese për ta zgjidhur. Nuk mund ta dublosh me ligje. Me këto që po bën kryeministri po bëhet gjithçka. Nuk mundesh ti, jo nuk kemi funksionale Gjykatën dhe hajt po i marrim vetë kompetencat.

Nuk është thjesht gjykata. Tani të marrim masa kush është kreu ILD, është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin. Ai ka qenë në funksion politik. Këtij personi i jep kompetenca shtesë që kapërcejnë këshillin e Lartë të Prokurorisë. I jep komptenca për të goditur.”– tha Gjata.

Për sa i përket paketës ligjore Anti-KÇK, Gjata u shpreh se është një nga goditjet më të forta që ka marrë Reforma në Drejtësi.

“Më habit qetësia e ndërkombëtarëve se po shkatërohet Reforma në Drejtësi. KÇK është një nga goditjet më të forta që ka marrë Reforma në Drejtësi. Po futen duart kudo. Futja e SPKA-ut nën urdhërat e ministrit të Brendshëm. Kemi vetëm një sundimtar që ka gjithçka në dorë dhe është Edi Rama.Janë ligjet, por nuk zbatohen. Shikojini sesi shkojnë gjërat. Këtu problemi është pse nuk zbatohen. “-u shpreh Gjata.

SHKARKO APP