PS: Kandidati Kosova bën premtime që nuk i mban dot

Partia Socialiste deklaroi të mërkurën se premtimi i vetëm që ka bërë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë Tiranë, Halim Kosova, është ai për ndërtimin e një spitali bashkiak, premtim që nuk mund të realizohet pasi e pengon ligji.

“Halimi premton ngritjen e një spitali bashkiak, i vetmi premtim konkret i fushatës së tij. Por, ai harron se Bashkia e Tiranës ka mundësi të ndërtojë një spital bashkiak, aq sa ka mundësi të ndërtojë bazë ushtarake. Ndërtimi i spitalit është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kjo tregon se Halim Kosova nuk merr vesh nga punët e bashkisë”, tha në një deklaratë për shtyp deputetja socialiste Blerina Gjylameti. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?