FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS miting pak metra larg protestës së PD, provokon ministrja: Ky lum njerëzish do e marrë përpara çadrën

Partia Socialiste po zhvillon një miting me të rinjtë që votojnë për herë të parë në sheshin “Skëndërbej”. Gjatë fjalës së mbajtur para qindra simpatizantëve socialistë, ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka ka përdorur një ton provokues për demokratët, të cilët gjenden në çadrën e protestës vetëm pak metra larg mitingut të PS.

Ajo tha se lumi i njerëzve të pranishëm në miting është aq i madh sa do të marrë përpara edhe çadrën e Partisë Demokratike.

“Ky lum i të rinjve, ky lum i paparë njerëzisht do ta marrë përpara çadrën e PD-së, që po pengon zhvillimin e Shqipërisë. Duhet të vazhdojmë me Edi Ramën, për të ndërtuar Shqipërinë për të rinjtë. Për një Shqipëri që vlerëson të drejtën dhe jo paranë. Mos lejoni askënd të vendosë se kush do votojë për ju, apo kush do qeverisë për ju. Shqipëria duhet të vijojë me Edi Ramën, me njeriun më vizionar të këtij vendi”, – tha Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?