PS nis te kontrolloj LSI për të punësuarit

 

Me ke je,me LSI apo me PS? Partia Socialiste ka nisur një fushatë për të verifikuar përkatësinë partiake të punonjësve të administratës. Qëllimi i kësaj fushate është identifikimi i të punësuarve të LSI, tha një burim ne seline roze.Shkak për këtë janë bërë informacionet që kanë mbërritur në kupolën e PS dhe në qeveri se LSI po punëson të gjithë militantët e saj, ndërsa mes militantëve socialiste ka ende shumë të papunë. Me verifikimin janë ngarkuar deputetët e secilës zonë. Atyre u është shpërndarë një listë me punonjësit e administratës dhe duhet vetëm të identifikojnë se kush i ka propozuar ata dhe në cilën parti politike militojnë. Në thelb të këtij procesi duket se qëndron ftohja e marrëdhënieve mes aleatëve Rama e Meta. Veç kësaj kjo fushatë tregon se sa e politizuar mbetet administrata.

SHKARKO APP