PS: Oferta e Bashës është kthim tek Saliu
Sulmet të përditshme ndaj kryeministrit Rama dhe ministrave të tij për tendera apo cështje të tjera, Partia Socialiste i kundërpërgjigjet gjithashtu me sulme ndaj kryetarit Lulzim Basha. Deputeti i PS-së, Ervin Bushati, ka kujtuar sot premtimet e Bashës gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.
“Të gjithë i mbajnë mend premtimet e tij, nga linja e tramit, deri tek ulja e çmimit të bukës. Por në fakt, katër vjet rresht, vetëm premtoi dhe në fund nuk mbajti asnjë premtim. Të thuash ‘PO’ për çdo gjë, nuk mjafton. Sot, Basha po tenton të bëje të njëjtën gjë. Përpiqet të premtojë dhe t’u thotë ‘PO’ të gjithëve por në fakt të gjithë e dinë se Lulzim Basha nuk di të mbajë premtimet që bën. Dhe duke qenë se edhe ai vetë e di se premtimet nuk do t’i mbajë kurrë, ka filluar të bëjë edhe premtime absurde”, tha Bushati.
Më tej deputeti i PS-së i ka kujtuar Bashës borxhin që la qeveria e PD-së në disa sektorë të vendit, ndërkohë që përmendi edhe vlerësimit e Bankës Botërore dhe Standard & Poors për ekonominë shqiptare. Sipa Bushatit, oferta e Bashës është thjesht kthim prapa tek Saliu./
KOHA JONË SONDAZH

