PS-PD sherr për kokainën. Strazimiri: Është e Olsi Ramës

PS-PD sherr për kokainën. Strazimiri: Është e Osli Ramës

Mes PS dhe PD ditën e sotme janë shkëmbyer akuza të ashpra lidhur me pronësinë e 613 kg kokainë që u kapën nga policia në muajin shkurt në Maminas të Durrësit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha sot se pas sasisë së drogës janë eksponentë të lartë të PD.  “Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Berisha për një arsye që ka të bëjë me 613 kg kokainë. Prisni e duroni, ditët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me resona të rangjeve më të larta të PD. Historia e përgjimit po dëmton Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Kjo nuk i bën mirë Shqipërisë”,- tha Taulant Balla në  një konferencë për mediat.

Ndërkohë deputeti demokrat Gent Stranzimiri deklaroi sot se pronarët e vërtetë të kokainës duhen kërkuar të Partia Socialiste. Ai akuzoi eksponentë të krimit, që sipas tij, njihen për lidhje me PS, si dhe të afërm të kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e plotë e deputetit të PD, Gent Stranzimiri: 

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156310717469909/

“Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare.

Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit.

Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.

Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.

Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!

Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafikantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd.

Partia Demokratike nuk është Partia Socialiste. Ndryshe nga Edi Rama dhe PS, për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë.

Ka vetëm një rrugë për hapjen e negociatave: lufta kunder drogës dhe krimit, kunder kapjes së shtetit nga xhafajt, habilajt tahirët, nga Edi Rama dhe shpura e tij mafioze.

Shqipëria nuk mund të sakrifikohet për Sajmir Tahirin, vëllezërit Xhafaj, vëllezërit Habilaj dhe vëllezerit Rama.

Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen të shtunën me 26 maj në ora 11 në protestën kombëtare për Shqipërinë e çliruar nga qeveria e lidhur me krimin, për drejtësinë e barabartë për të gjithë, për Shqipërinë si gjithë Europa!”.

SHKARKO APP