PS pranon dekretin për Teatrin, por miraton ndryshimet në ligjin e rrëzuar nga Presidenti

Me 75 vota pro, 4 abstemim dhe asnjë kundër, mazhoranca socialiste pranoi dekretin e Presidentit që rrëzon ligjin për Teatrin Kombëtar.

Por në vend që ligji të tërhiqej dhe të niste puna për formulimin e tij nga e para, siç dhe parashikohet në procedurat ligjore dhe parlamentare, PS vendosi që ligjit të rrëzuar me Dekret të Presidentit të mbivendosë amendimet e bëra nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese të dy ditëve më parë.

Në këtë mënyrë, PS i hap rrugë garës fiktive për realizimin e projektit të ri që parashikon ndër të tjera shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita nuk ishte e pranishme në seancën plenare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në votim mungoi edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministri Pandeli Majko.

Rama ishte në Kuvend vetëm për një fjalim të shkurtër ku tha se Teatri Kombëtar në kushtet aktuale është një godinë e marrë fund dhe nuk mund të restaurohet.

Ndërsa Majko nuk ishte fare në Kuvend për shkak se merrte pjesë në një aktivitet në Drenicë , ku u përuruan shtatoret e heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, 20 vjet pas rënies së tyre në luftë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?