PS sugjeron 11 majin për zgjedhjet parlamentare: Të ketë më shumë kohë për votën e diasporës
Politikë E Hënë, 25 Nëntor 2024 12:49
Partia Socialiste i propozon Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, 11 majin për zgjedhjet parlamentare. Blendi Klosi, sekretari i përgjithshëm i PS tha se kjo datë është sugjeruar në mënyrë që të lihet më shumë kohë për votën e Diasporës.
“Propozuam datën 11 maj. T’u lemë më shumë kohë emigrantëve”, tha Klosi.