Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja në Tiranë. Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla

Politikë E hënë, 25 Nëntor 2024 14:55
Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja në Tiranë. Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga sot, Tirana ka një tjetër hapësirë kushtuar edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve të vegjël. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti Fatmir Xhafaj vizituan kopshtin e ri në Njësinë 10, i cili e çon në 109 numrin total të çerdheve dhe kopshteve të reja të hapura në kryeqytet në këto 9 vite. Veliaj tha se hapja e institucioneve të reja arsimore do të vazhdojë edhe në zona të tjera të Tiranës, me fokus lagjen “Rilindja” te Unaza e Madhe.

“Më vjen mirë që e çliruam këtë hapësirë dhe e ndërtuam nga e para. Për ne ky është kopshti ose çerdhja e 109-të që hapim në Tiranë. Për dikë mund të duket statistikë, por kur mendon që secila prej tyre është një vatër e madhe, që i ka sjellë një kontribut të jashtëzakonshëm komunitetit, jo vetëm për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve, por edhe për lehtësimin e prindërve, që ata t’i rikthehen karrierës, të sjellin një rrogë tjetër në shtëpi, është vërtet bekim”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Veliaj shtoi se bashkia do të vijojë hapjen e institucioneve të reja arsimore, duke marrë edhe hapësira me qira në ato zona ku nuk ka hapësira publike për t’i shërbyer komunitetit. “Do të veprojmë si te Fresku, te “Kodra e Diellit”, te lagjja “Rilindja” në Unazën e Madhe, duke marrë ndërtesa me qira aty ku nuk ka hapësira. Kështu, rikuperojmë menjëherë edhe shërbimin e munguar në lagjet e reja”, nënvizoi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetari i Bashkisë siguroi se mbështetja për familjet shqiptare do të vijojë të rritet. Ai njoftoi se bashkia do të vijojë të buxhetojë për çerdhe dhe kopshte të reja, ndërsa pensionistët do të udhëtojnë falas me transportin publik nga 1 janari. Gjithashtu, duke filluar nga shtatori tjetër, të gjithë nxënësit do të kenë ushqim falas në shkollat e Tiranës.

“Ne do të buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja, siç do buxhetojmë që në datën 1 janar pensionistët, gjyshërit dhe gjyshet e këtyre fëmijëve, të udhëtojnë falas me autobus. Siç do buxhetojmë që motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj të këtyre fëmijëve të kenë ushqimin falas në shkolla nga shtatori i vitit tjetër. Do të jetë një revolucion për t’u siguruar se e njëjta traditë ushqimore, e kalorive, e vitaminave që fëmijët po i marrin në kopshtet dhe çerdhet tona, të vazhdojë edhe në shkollë, që t’i marrin vlerat ushqimore njësoj”, shtoi kreu i Bashkisë.

Veliaj theksoi se standardet e ofruara nga çerdhet dhe kopshtet publike, si në ushqim, higjienë, ndriçim dhe metodologjinë moderne të edukimit “Reggio Emilia,” janë të pakrahasueshme edhe me ato private. “Ne kemi pas shkolla si “Bedri Llagami” në Vaqarr, kur ti duhet të hyje brenda lokal që ishte ndërtuar në oborr të shkollës dhe të dilje nga ana tjetër e lokalit për t’u futur në shkollë. Me shumë shpresë këto do kthehen në përrallë nga e kaluara sepse nuk mund ta imagjinoj dot që në 2024 të ketë zaptim territoresh. Më vjen mirë që sot ka fituar qytetari, ka fituar publikja dhe nuk ka fituar privatja apo forca e muskulit të dikujt që thotë: Këtë e zura unë dhe nuk ka hapësirë për të tjerët”, deklaroi ai.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 6 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 6 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 7 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 7 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 10 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

2 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 9 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 8 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 10 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.