PS sulmon Manjanin, LSI bojkoton Komisionin e Ligjeve
Një ditë pasi kryeministri Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, emri i këtij të fundit vijon të lakohet nga të gjithë.
Ndonëse në komisionin e ligjeve mungonin deputetët e LSI-së, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës kanë debatuar në lidhje me deklaratat e bëra dje nga Manjani në konferencën për shtyp, ndërsa nuk ka munguar as ironia.
Halimi u shpreh se Manjani e nxori qeverinë cullak, ndërsa Lutaj u shpreh se po prisnin që ky i fundit të vizitohej.
Një ditë më para Manjani hodhi akuza të forta mbi qeverinë e Ramës, mbi drogën dhe mos arrestimin e Klemend Balilit.
Manjani tha se shkarkimi i tij nga posti i ministrit të Drejtësisë ishte një hakmarrja e Ramës.
Mediat kanë zbardhur të plotë debatin, ndërsa fill pas kësaj edhe opozita e braktisi komisionin.
Eduard Halimi: Ministri i Drejtësisë që ka informacion mbi gjithçka bën kjo qeveri tha të vërteta duke nxjerr cullak qeverinë dhe asnjë nga ministrat qoftë dhe kryeministri nuk ka përgënjeshtruar atë që tha ministri, as për kanabinetin as për Balilin dhe as për koncesionet. Asnjë nuk ka përgënjeshtruar deklaratën që bëri Manjani, që kryeministri kërcënon gjyqtarët në telefon. Kane kaluar 24 orë. Të gjitha ato që tha janë të vërteta.
Piro Lutaj: Do presim vizitën mjekësore të ministrit të Drejtësisë
Gent Strazimiri: Kujtoni se e keni qafën aq sa të këpusë litarin. Por e keni gabim. Mbledhjet e qeverisë nuk bëhen kurrë sipas ministrit të Drejtësisë. Krimi i organizuar dhe mafia nuk kanë konkurrencë këtu. Nëse ai që e denoncon konsiderohet i çmendur jeni në praktikat e Mehmet Shehut.
Fatmir Xhafa: Ju jeni opozitë e shokut Mehmet. Faleminderit që na ringjalle shokun Mehmet! Të paçim! Unë Edi dhe Saliu kemi qenë grup i organizuar.
Ulsi Manja: Ndjej keqardhje se në rast se opozita jonë është katandisur të mbajë gjallë opozitarizmin me tezat që lançoi dje ish-min i Drejtësisë, rruga e kësaj opozite për të ardhur në pushtet është e gjatë
Alfred Peza: Ylli Manjani paska berë një gjë të mirë, të paktën solli deputetët e PD në komision se nuk vijnë fare. Ajo që më bën përshtypje është se bëjnë megafonin e Ylli Manjanit duke thenë ato që tha ai dje. Nëse PD nuk do të jetë në lartësinë e detyrës që ja kanë dhenë njerëzit ne s’kemi pse te merremi me litarin që ua la borxh Manjani, por të merremi me ligjet.
Në këto moment opozita largohet nga komisioni i ligjeve
Më pas komisioni i ligjeve vijoi me diskutimin e pikës së radhës në rendin e ditës që ishte, vlerësimi i kandidaturave për Avokatin e Popullit.
KOHA JONË SONDAZH

