FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS takim me shqiptarët në Greqi, Gjiknuri: Diskutuam mbi çështjen e pensioneve, lejet e qëndrimit dhe votën e diasporës

Partia Socialiste mbetet e vendosur për të adresuar çështjen e pensioneve me Greqinë dhe të votës së diasporës.

Damian Gjiknuri bashkë me Mirela Kumbaron, Blerina Gjylametin, Laert Durajn, Artemisa Malon dhe Eridian Salianjin zhvilluan një takim në Athinë me përfaqësues të komunitetit shqiptar, shoqata dhe organizata jo-fitimprurëse shqiptare nga qytete dhe ishuj të Greqisë.

“Në këtë bashkëbisedim të frytshëm diskutuam lidhur me çështje dhe probleme të ndryshme të komunitetit shqiptar në Greqi, midis tyre çështja e pensioneve, problematikat e hasura me lejet e qëndrimit, si dhe vota e diasporës”,-shkruan Gjinkuri në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?