PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale. Nuk siguron dot 84 vota
Partia Socialiste vendosi të tërheqë paraditen e sotme projektligjin për Amnistinë Penale, pasi nuk siguron dot 84 votat e nevojshme për ta miratuar.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha një ditë më parë njoftoi se deputetët e grupit të tij nuk do të jenë të pranishëm nëse nuk do merren në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre.
Në seancën e sotme pritet të votohet vetëm marrëveshja e emigrantëve me Italinë.
Ndërkohë sërish pritet të ketë kaos edhe sot në Parlament pasi deputetët e Berishës dhe Bardhit kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin e tyre opozitar duke penguar zhvillimin normal të seancave.
KOHA JONË SONDAZH

