Pse nuk i bashkohet opozitës? Adriatik Lapaj: E keqja nuk luftohet me të keqen, dhe me njerëz të korruptuar
Adriatik Lapaj nga ”Shqipëria Bëhet”, ka folur pse nuk i bashkohet kësaj protestës së opozitës në Bashkinë e Tiranës. Për të e keqja nuk luftohet me të keqen, dhe me njerëz të korruptuar.
“Unë protestoj në mënyra të ndryshme, por e keqja nuk mundet me të keqen. Shqipëria ka shkuar për drejt sepse e kemi sjell Berishën për inat të Nanos, hoqëm Nanon dhe sollëm Berishën, pastaj hoqëm Berishën dhe për inat të Berishës sollëm Ramën dhe tani për inat të këtij duhet të sjellim dikë tjetër.
Unë mendoj se duhet të funksionojë mbi alternativë dhe jo mbi inat. Ne nuk mund të bashkëpunojmë me subjekte, që mendojmë se e kanë vjedhur Shqipërinë njësoj si këta që e vjedhin sot.
Për pasojë, nuk mund ta luftosh të keqen me një të keqe. E keqja duhet të luftohet me një të mirë. Kjo na ndan. Nuk mund të rreshtohem në krah me njerëz që janë ose perceptohen nga publiku si të korruptuar”, tha Lapaj.