Pse Saimir Tahiri nuk shpjegohet para Asamblesë për shkeljet e ligjit?

Saimir Tahiri hapi sot Asamblenë e PS. Ai tha se me besimin e qytetarëve ka gjetur forcën për tu ngritur mbi çdo sfidë. Ndërsa, shtoi se PS e nxori policinë nga rrënimi ku ndodhej.

“Miqtë e mi, kthehuni vetëm 4 vjet më parë dhe kujtoni ditët që jetonit në atë kohë, Shqipëria kishte shumë rrënim, por shumë shpresë, shumë padrejtësi, por shumë dëshirë për të ndryshuar”, bëri me dije Tahiri.
Dalin ca që pushtetin e duan në çadër e ca në tavolinë, i kuptoj të gjithë, por gjëegjëza e shqiptarit është se nuk ka koalicion më të fuqishëm se koalicioni ynë, nuk ka parti aleat më të rëndësishme se shqiptarët, se aleanca jonë më shqiptarët. Ne duam koalicion për shqiptarët dhe jo korridoret e politikës”, theksoi ai.

Saimir Tahiri u kërkoi ndjesë socialistëve në Asamblenë e PS, për çdo gabim që mund të jetë bërë në 4 vjet qeverisje. Ndjesë u kërkoi edhe për ata drejtorë e zyrtarë që i kanë lënë pas dore. Por pas 4 vjetësh në qeveri, si ministri më i akuzuar nga opozita për lidhje me krimin dhe trafikantët e drogës dhe për kanabizimin e vendit, Tahiri, përpara se të kërkojë ndjesë, duhet të japë llogari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai duhet t’u thotë socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve përse e lejoi mbjelljen e kanabisit? Përse u lejua trafikimi i saj dhe i drogave të forta? Ku kanë përfunduar paratë e krimit, sa rrezikojnë ato të përdoren “për të blerë deputetë” siç u shpreh ambasadori i OSBE? Përse vendosi militantë partiakë dhe të inkriminuar në krye të policisë së shtetit? Përse e takoi Durim Bamin një vrasës të vetëdenoncuar me pagesë dy herë, në zyrën e tij dhe në vilen qeveritare në Durrës dhe nuk e denoncoi menjëherë atë pas rrëfimit të tij se ishte paguar për të vrarë dy deputetë? Përse e fshehu udhër –arrestin për deputetin Mark Frroku? Përse e lejoi Frrokun të strehonte në makinën e tij Bardhok Pllanën, të kërkuarin për trafik droge në një operacion që kishte përfshirë policinë shqiptare, të italiane dhe atë malazeze? Përse u tha rektorëve Mynir Koni e Dhori Kule, që pasi ishin kërcënuar nga Emiljano Shullazi, do ta zgjidhte ai këtë çështje pa zhurmë? Si do ta zgjidhte ai me Shullazin nëse jo përmes mekanizmave shtetërorë? Ç’llogari ka ai me Shullazin, për lidhje me të cilin opozita e ka akuzuar disa herë dhe për të cilin është pyetur edhe në prokurori?

Swiss Digital Mobile Reklama

Tahiri duhet të japë llogari për këtë lumë akuzash që janë ngritur ndaj tij përpara se të kërkojë ndjesë për ndonjë drejtor që nuk është sjellë mirë me militantët. Dhe llogarinë duhet ta japë para të gjithë shqiptarëve dhe jo para simpatizantëve që e duartrokasin me përtesë edhe kur u thotë se kanë kryeministrin më të mirë në 25 vitet e fundit. (lapsi)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?