Publikimi i rrogave të janarit dhe prillit, Tabaku: 60 mijë të punësuar për zgjedhje
Pas listës së titulluar “pagat janar”, sot nisi të qarkullonte në Whatsapp edhe një tjetër dokument, me titull “prill 2021”. Ndaj dhe nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, tha se në listat e pagave të publikuara në ditët e fundit, kuptohet përmasa e përfshirjes së qeverisë për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit.
”Nga lista e prillit shihet që ka edhe 60 mijë të punësuar më tepër, para zgjedhjeve. Kjo tregon përmasën e aferës së përfshirjes së shtetit në deformimin e rezultatit zgjedhor. Kjo tregon me atë që u përball PD në zgjedhje”.
Po ashtu ajo tha se bilanci i vërtetë i kësaj qeveria janë 11 ministra të larguar për korrupsion, 10 deputetë të larguar nga dekriminalizimi dhe 1 ministër në burg. “I pari duhet të jetë Rama dhe kushdo që është përfshirë në këto procedura. Përveç Kokës, duhet të ishte para drejtësisë edhe ministri Arben Ahmetaj, Qazim Sejdini, Armando Subashi dhe Erion Veliaj”.