Putin njohu rajonet rebele/ Presidenti Ilir Meta: Akt unilateral, Shqipëria krah Ukrainës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar veprimin e homologut rus, Vladimir Putin për njohjen e dy rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore. Kreu i shtetit thotë se kemi të bëjmë me një akt unilateral dhe një shkelje të rëndë që minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Postimi i plotë

Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?