Putin nxjerr armën e re: “Djalli” bërthamor, gati për përdorim

Rusia do të ketë gati për përdorim ”djallin” bërthamor. Presidenti Vladimir Putin, tha para kadetëve të rinj të akademisë ushtarake në Moskë, për rëndësinë e triadës nukleare: tokë, ajër dhe det.

“Në një të ardhme të afërt, raketalëshuesit e parë të sistemit Sarmat do të futen në shërbim, të pajisur me një raketë të re dhe të fuqishme. Sistemet ajrore dhe detare të forcave strategjike bërthamore po përforcohen në mënyrë strikte, në përputhje me planin”, tha Putin.

Gjenerata e re e raketave balistike ndërkontinentale të Rusisë, Sarmat, që njihen dhe me emërtimin “Satan II”, është në gjendje që të mbajë 10 ose më shumë koka bërthamore. Rrezja operacionale është 18 mijë kilometra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raketat e sistemit Sarmat lëvizin me një shpejtësi tepër të madhe dhe raportohet se janë të afta që të tejkalojnë çdo sistem të mbrojtjes të vendeve perëndimore, përfshirë dhe ato të NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?