Qarku me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani, Dibra ia kalon Tiranës
Shqipëria sot voton për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Deri në orën 14:00, rezulton se qarku Vlorë ka pjesëmarrjen më të ulët.
Në Vlorë kanë votuar vetëm 21.39 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Nga të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës, pjesëmarrjen më të ulët e shënon Finiqi, ku kanë marrë në votim deri në orën 14:00 vetëm 12.32 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Por në pjesëmarrjen e ulët mund të ketë ndikuar edhe ‘Giro d’Italia’, event që ka bllokuar disa rrugë kryesore të qytetit bregdetar.
Deri në orën 15:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 33.04%. Kanë raportuar 2490 nga 5225 qendra votimi në total. Krahasuar me vitin 2021 kemi një pjesëmarrje më të ulët, ku 4 vite më parë deri në orën 15:00 ka qenë 35.62%. Sakaq Dibra kaloi në krye me 39.6%, duke lënë pas Tiranën me 37.93% dhe Kukësin me 36.63%. Në fund të listës mbetet Vlora me 23.91%.
Ka shkuar në 5 numri i personave të arrestuar për fotografim të votës. Pas rastit të parë të një 56-vjeçare në Elbasan Majlinda Cani, dhe më pas një gruaje tjetër po 56-vjeçe Alketa Hasani, policia njofton se ka arrestuar edhe 3 persona të tjerë në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

