Qazim Sejdini: Punësimi dhe zhvillimi ekonomik, prioritetet për Elbasanin
Rritja e punësimit dhe zhvillimi ekonomik, konsiderohen si dy prioritetet kryesore të kandidatit të ASHE për Bashkinë e Elbasanit Qazim Sejdini.
I shoqëruar nga deputetët Taulant Balla dhe Evis Kushi, Sejdini zhvilloi takimin e rradhës me banorë të lagjes “Fushë Mbret”.
Kandidati Qazim Sejdini i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kthimit të zonës së ish-kombinatit metalurgjik në zonë me zhvillim ekonomik të përmirësuar, duke theksuar se sheh në këtë projekt mundësi të mëdha punësimi dhe hapësira për zhvillimin e bizneseve.
Deputetja Kushi e vuri theksin tek fushata qytetare që po kryen kandidati Qazim Sejdini duke deklaruar se “ne ndyshojmë shumë nga opozita, jo vetëm në punët që bëjmë, jo vetëm në qeverisje, por ne ndryshojmë edhe në mënyrën e të bërit politikë”.
“Ju e keni vënë re që opozita që në ditët e para të kësaj fushate ka filluar me gjuhën e zakonshme të shpifjeve, të fyerjeve, të baltës që hedh çdo ditë, qoftë mbi kandidatin tonë, qoftë mbi Partinë Socialiste”, tha Kushi.
Deputeti Balla i kujtoi edhe një herë banorët se opozita e sotme, dikur në qeveri mendoi vetëm për vete dhe jo për popullin.
Duke u ndalur tek kandidati i djathtë, Turku, Balla tha se “tre vjet kryetar bashkie ai nuk bëri asgjë për Elbasanin”
KOHA JONË SONDAZH

