Ish-ministri Manjani: Që Gjykata Kushtetuese ka 9 dhe jo 6 anëtarë!

Nga Ylli Manjani

Që Gjykata Kushtetuese ka 9 dhe jo 6 anëtarë si dhe; Që vendimmarrja me 5 anëtarë është e lidhur me sigurinë që jep numri 9 i anëtarësisë së plotë.  Janë fakte, jo supozime. Aq më pak konspiracione!  Nuk po pretendojmë të kemi gjetur lidhjen midis COVID 19 dhe humbjes së zgjedhjeve nga Trump. Ky është konspiracion, sa për dijeni të zonjës Kim!

Numri 6 është minimumi për të patur seanca gjyqsore, pra teatër, por jo siguri që gjykata vendos dot. Cilido që ka shkruar njëherë të vetme një padi apo ka qenë në një proces gjyqsor para asaj Gjykate, e di këtë gjë!  Jam dakort, që është plotësuar një kërkesë formale për të ndihmuar vendimmarrjen e Brukselit për të vendosur një datë bisedimesh me ne. Siç kam thënë më parë është si ai tamponi që bëjn njerëzit për jasht shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe kjo datë është prap për ne, jo për zonjën Kim! As për zotërinjtë ambasadorë të tjerë. Është për NE ajo datë, dhe po e presim si ujin e pakët. Ndaj ai entuziasëm i tyre është fallco. Krejt i pakuptimtë. Po krijojnë idenë e rreme se Gjykatën Kushtetuese po e krijojmë për herë të parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I kemi patur këto institucione edhe para zonjës dhe zotërinjve ambasadorë! Në ka vend për konspiracion dhe shfokusim të vemendjes, ky është vetëm tek sjellja entuziaste pa kuptim e ambasadorëve. Cilido shqiptar është krejt legjitim të diskutojë e të mendojë për çështjet e Shqipërisë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?