Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qëndrimi i fortë nga zyrtari i BE-së për Integrimin, Vasili: Ndragheta italiane është ulur këmbëkryq në Tiranë

Politikë E premte, 29 Janar 2021 14:22
Qëndrimi i fortë nga zyrtari i BE-së për Integrimin, Vasili: Ndragheta italiane është ulur këmbëkryq në Tiranë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, këtë të premte ka folur për Integrimin e Shqipërisë në BE, duke marrë në referencë reagimin e përgjegjësit për Politikën e Jashtme të Zgjerimit në Parlamentin Europian, Michael Gahler, ku ky i fundit i ka rikujtuar qeverisë ”Rama 2” kushtet që duhet të plotësojë vendi për Integrimin në BE.

Sipas Vasilit, qëndrimi i Gahler flet për veprime skandaloze dhe mafioze, anti-evropiane. ”Sikurse ishte projekti dhe çështja e Dubait, sikurse ishte dhunimi i 5 qershorit të mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, pra Rilindja më mirë me thënë, dhe nga skandali më i fundit, më i rëndi nga të gjithë, i pastrimit të parave, ku Ndragheta italiane është ulur këmbëkryq në Tiranë”,-tha më tej Vasili.

Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI-së, bëri thirrje duke thënë se 25 prilli është dita për të shkuar drejt Europës. ”Dita për ta shpëtuar Shqipërinë dhe dita kur çdo shqiptar voton në radhë të parë dhe mbi të gjitha për veten e tij dhe për një të nesërme që është shumë më e mirë se sa kjo e sotme e mjeruar, e cila u ofrohet në mënyrë të pamëshirshme, në mënyrë të përditshme nga Edi Rama dhe të tijët e Rilindjes. Ju faleminderit të gjithëve”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetare dhe qytetarë, Ju tashmë, besoj me shqetësim madhor, keni parë që Edi Rama nuk flet më asnjë fjalë për integrimin evropian, për hapjen e negociatave për anëtarësim, pra për bërjen e Shqipërisë pjesë të Evropës. Edi Ramës nuk i intereson më absolutisht të flasë për këtë gjë, sepse ka arritur qëllimin e tij kryesor, që ta pengojë integrimin evropian, ti vërë gurë e shkëmbinj, për tu hapur në realitete të tjera jo evropiane, jo perëndimore, sipas një strategjie të mirë menduar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Konfirmimi i padiskutueshëm për këtë vjen nga Evropa, nga deklarata shumë e fortë e Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Michael Gahler, i cili në deklaratën e tij konfirmon, veç të tjerave, edhe shqetësimin shumë të madh të Evropës, një shqetësim tronditës të saj, lidhur me çështje madhore të denoncuara nga kjo foltore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për veprime skandaloze dhe mafioze, anti-evropiane, sikurse ishte projekti dhe çështja e Dubait, sikurse ishte dhunimi i 5 qershorit të mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, pra Rilindja më mirë me thënë, dhe nga skandali më i fundit, më i rëndi nga të gjithë, i pastrimit të parave, ku Ndragheta italiane është ulur këmbëkryq në Tiranë.

Gahler thotë prerë dhe qartë, pa asnjë ekuivok: Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie evropiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! D.m.th. nga qeveria! Këtë thotë Gahler. Konkluzionet e Këshillit Evropian: Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur! Kjo e fundit, thotë Gahler, është shkelur pra marrëveshja e 5 qershorit, por që nuk ka progres në shumë kushte. Pra Evropa qartë e prerë u jep përgjigje të gjithë atyre që kanë pretenduar se 5 qershori nuk u dhunua dhe se ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës nuk qenë prekje e 5 qershorit, duke provuar se gjithë ata që e kanë mbështetur, u kanë bërë shërbim farsës së rilindjes. 5 qershori si tekst dhe si frymë është prekur thotë Evropa.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Më tutje vazhdohet: Kushte të përcaktuara: Skandaloze, ligji për median nuk është përmirësuar, thotë Gahler. Zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale. Të gjithë kujtojnë dosjen 184, mbylljen nga SPAK dhe mos-hetimin e saj, gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë i kanë shpëtuar ndjekjes penale, thotë Gahler. Pastrimi i parave mbetet një shqetësim i pa adresuar, nisur edhe nga skandali i fundit. Evropa skandalin e fundit i vë emër dhe e quan ‘skandal’, e quan shqetësim madhor, ndërsa Edi Rama publikisht thotë se nuk ka pse të hetohet shqetësimi i fundit, apo denoncimi i anti-mafias italiane për pastrimin dhe shndërrimin e Tiranës dhe Shqipërisë në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave. Ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë, vazhdon Gahler.

Qeveria e Tiranës, pohon ai, nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE-në për ndihmën e saj, ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit evropian. E ku është shkelur ligji evropian? Është shkelur më ligjin e Stabilizim –Asociimit, themeli i të gjithë procesit të integrimit evropian, ai që ndërtoi të tërë bazën për të ecur përpara, pasi darkat e Dubait, projektet e Dubait e të tjera projekte në botë, gjithmonë anti-perëndimore, vazhdojnë ti kundërvihen Evropës në mënyrë flagrante.

Gahler përfundon: Këto janë çështjet që kam ngritur në forume evropiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit evropian. Pra, është shumë e qartë që çdo denoncim publik, i rëndë i bërë nga opozita shqiptare merr vulën e shqetësimit më të madh evropian. Sot të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se kanë vetëm një armik, i cili kërkon izolimin e tyre. Kthimin e tyre si përpara viteve ’90 dhe bashkë me të me mjerimin e jashtëzakonshëm që do ti shoqëronte për këtë izolim. Ndaj 25 prilli është dita për të shkuar drejt Evropës, dita për ta shpëtuar Shqipërinë dhe dita kur çdo shqiptar voton në radhë të parë dhe mbi të gjitha për veten e tij dhe për një të nesërme që është shumë më e mirë se sa kjo e sotme e mjeruar, e cila u ofrohet në mënyrë të pamëshirshme, në mënyrë të përditshme nga Edi Rama dhe të tijët e Rilindjes. Ju faleminderit të gjithëve.

Etiketat e lidhura

edi ramaEUPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 10 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 47 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 48 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.