“Qeveri besimi”/ Rama nis lëvizjet e para, pas takimit me Metën, kërkon të “bindë” Idrizin

Pak më parë, Edi Rama doli nga zyra e aleatit të tij Ilir Meta nga ku me shumë gjasa nuk ka marrë përgjigjen që priste.

Burime të News 24 dhe BalkanWeb thonë se ai do të ketë sot takime të tjera me aleatët, me siguri për të zgjidhur ngërçin politik që ka mbërthyer vendin. Pritet që kryeministri Rama të takohet sot me aleatin tjetër më të vogël në qeveri, Shpëtim Idrizin, i cili gjithashtu është rreshtuar në krah të Metës sa i përket deklaratës: Nuk marrim pjesë në zgjedhje pa opozitën.

I gjendur përpara këtyre fakteve, kryeministri ka replikuar për dy ditë me LSI-në, ndërsa sot ka vendosur të takojë Metën, por edhe Idrizin siç bëjnë me dije burime të News 24 dhe BalkanWeb. Pas takimit me Metën, Rama iu drejtua kryeministrisë për mbledhjen e qeverisë, ndërsa pas saj mund të takojë Idrizin, por edhe aleatë të tjerë, pasi koha për të vendosur për një koalicion po ikën shpejt, ndërsa zgjidhja duket gjithnjë e më larg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si u thellua kriza pas 1 Prillit?
Darka me peshk e së dielës, pastaj replika në distancë për qeverinë e besimit dhe sot një takim kokë më kokë. Këto janë zhvillimet politike që erdhën fill pas 1 Prillit, datë kur skadoi zyrtarisht edhe marrëveshja e arritur katër vite më parë për koalicion parazgjedhor. E ndërsa u përfol që dy aleatët në qeveri Edi Rama dhe Ilir Meta do të rinovonin kontratën, dolën në pah dallimet. Meta deklaron që pa opozitën nuk ka zgjedhje, ndërsa Rama i kujton Kushtetutën dhe thotë që ato do të mbahen, ndonëse nuk përjashton mundësinë e një tryeze dialogu me Lulzim Bashën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?