Qeveria shfuqizon Bordet, deputeti i PD-së: U trembën nga Kushtetuesja, do t’i nxirrte si hajdutë
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të pezulluar Bordet e Çmimeve.
Reagimi i Sulës:
🔴Qeveria i trembet Gjykatës Kushtetuese, lajmëron pezullimin e bordeve te çmimeve!
📍Në shtator të vitit të kaluar, kur bashkë me kolegen Dhurata Çupi në emër të opozites iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese kundër bordeve të çmimeve, i kerkova falje qytetarëve që nuk bërëm më parë. Duhet të ishim treguar më të shpejtë në mbrojtjen e qytetarëve nga kjo qeveri që vetëm i fut duart në xhepat e tyre.
📍Ministrja lajmëroi mbrëmë pezullimin e bordeve të çmimeve. Në fakt këto borde nuk duhet të ishin krijuar sepse nuk mbrojtë interesin e qytetarëve. Ato përbëhen nga biznesmenë dhe qeveritarë. Nuk ka askënd që mbron interesat e qytetarëve.
Për rreth një vit kanë futur duart çdo ditë në xhepat e qytetarëve duke ia vështirësuar atyre jetën. Qeveria do të vazhdonte ta bënte bashkë me oligarkët e naftës. Nuk do kish lajmëruar ministrja pezullimin nëse ne deputetët e PD nuk do kishim depozituar kallzimin në Gjykatën Kushtetuese.
Tani që kushtetuesja ka caktuar datën e shqyrtimit dhe me siguri do i cilësojë antikushtetues bordet dhe do i nxjerr zbuluar si hajdutë, qeveria bën lëvizje e radhës për tu fshehur.
Do i zhbëj bordet para se të shprehet gjykata në mënyrë që kjo e fundit të mos mblidhet pasi do të mungonë objekti.
📍Në një kohë kur bordi ka tri javë që nuk mblidhet ndërkohë që çmimi në bursë është ulur ndjeshëm është e qartë se kjo lëvizje e qeverisë nuk vjen si vullnet për të ndihmuar qytetarët, por për tiu shmangur “shuplakës” së anti kushtetuetshmërisë dhe grabitjes me VKM.
📍Megjithatë ndihem mirë që me vendosmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin si qytetarë ne arritëm një “fitore” për zhbërjen e bordeve abuzuese dhe uroj që ulen çmimet e karbyranteve dhe ushqimeve.