Qeveria e re e Malit të Zi, mediat: Nik Gjeloshaj pritet të jetë zv/kryeministër

Kryeministri i ri i Malit të Zi do të jetë Milojko Spajiç ndërsa zv/kryeministra do të jenë 4. Branko Krvavac, Momo Koprivica, Ervin Ibrahimoviç dhe Nik Gjeloshaj.

Aleanca Shqiptare mori Ministrinë e Integrimeve Evropiane me kusht që Genca Nimanbeg të merrte atë post, në të kundërtën, ai departament do t’i përkasë një tjetër liste shqiptare, Forumit Shqiptar, e cila do të mbulojë edhe Ministrinë e Administratës Publike, ku do të qëndrojë Marash Dukaj.

Qeveria e re pritet të ketë 22 ministri. Përveç kryeministrit, partia që fitoi në zgjedhje, ”Evropa Tani” pritet të merr edhe nëntë portofole të tjera që do t’i ndajë me partnerët e koalicionit nga lista zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?