Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria gënjen, Vasili: Shqiptarët kanë nevojë për ndihmë, por paratë e tyre Rama ua jep oligarkëve

Politikë E mërkurë, 10 Shkurt 2021 15:40
Qeveria gënjen, Vasili: Shqiptarët kanë nevojë për ndihmë, por paratë e tyre Rama ua jep oligarkëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka denoncuar në një dalje për mediat qëndrimin dhe punën e dështuar të qeverisë në përballjen me pandeminë.

“Shqiptarët kanë nevojë që mijëra shqiptarë që dergjen me patologjinë në banesë të rimbursohen 100% pasi financat e tyre nuk mbajnë më”. “100 milionë euro kanë dalë nga xhepat e tyre”. “Shqiptarët nuk janë oligarkë. Shqiptarët shikojnë që nga xhepat e tyre dalin 100 milionë euro ndërsa në xhepat e oligarkëve shkojnë rregullisht  të gjitha lekët që ata duan me miliona, që nga koncesione rrugësh, në inceneratorët që ti djegin para pafund e të tjera koncesione dhe sigurisht nuk mund ta pranojnë zuzarllëkun e qeverisë, Bashkisë Tiranës etj që grijnë para dhe ndërkohë që për pandeminë harxhohet vetëm 0.1%,  99.9% e parave dalin nga xhepat e shqiptarëve”.

DEKLARATA PËR MEDIAT E NËNKRYETARIT TË LSI, PETRIT VASILI

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Ju jeni njohur pak çaste më parë sërish me masa shtrënguese të reja, të një qeverie që, lidhur me pandeminë, nuk di të bëjë asgjë tjetër përveçse të hedhë barrën e ngarkesës dhe të përgjegjësisë te qytetarët, pa bërë asgjë konkrete për ta.

Është e qartë se këto masa që merren nga një Komitet Ekspertësh, i cili është shndërruar tërësisht në një komitet politik dhe jo më në një komitet teknik, të bazuar mbi shkencën, janë sigurisht masa që nuk kanë ndihmuar aspak deri më sot pandeminë, por përkundrazi kanë bërë që ajo të thellohet dhe të arrijë në këto shifra kritike dhe alarmante, të cilat ishin paralajmëruar në mënyrë sistematike për muaj e muaj me radhë nga opozita.

Por, hajde tu futemi në mënyrë të drejtpërdrejtë çfarë na thonë shifrat, në mënyrë që qytetarët të jenë të bindur që, çdo gjë që po ndajmë me ta, është e bazuar vetëm mbi profesionin dhe vetëm mbi shifrat reale.

Në momentin që u vendos detyrimi i maskave dhe vendosja e gjobave masive për to më 14 tetor, kryeministri Edi Rama falënderoi qytetarët dhe tha” ‘Rrofshi, rrofshi, rrofshi, se ju dua shumë për zbatimin shumë mirë të kësaj mase.’ Kur kjo masë u vendos kishte vetëm 203 raste të reja në ditë. Sot, kemi 1239 raste, një rritje mbi gjashtë herë dhe pyetja që bën çdo shqiptar është: Përse ndodhi kjo? Ndodhi sepse e kishim paralajmëruar qartësisht dhe në mënyrë profesionale që, pa u shoqëruar me testim, gjurmim, trajtim, dezinfektime të gjera, rimbursim të plotë të të gjithë të sëmurëve në banesë, aktivizimin e plotë dhe efektiv të kujdesit shëndetësor parësor dhe mjekut të familjes, si dhe pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit, këto masa nuk do të kishin efekt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithatë qeveria zgjodhi të gënjejë ashtu sikurse ka bërë vazhdimisht. Jo më larg se dje gënjyen për të bindur që shëndeti parësor vepron, gënjyen edhe me shifrat. Praktikisht, u thanë qytetarëve që është rritur aksesi 14 për qind për vizitat në kujdesin shëndetësor parësor. Duke iu referuar po vetë shifrave të tyre, gënjejnë kaq pa cipë saqë vënë edhe tabela. Vizitat na 6 milion e 200 mijë kanë vajtur në 6 milion e 400 mijë dhe ju e shikoni më së miri që rritja është vetëm 2.9 për qind. Qytetarëve u thonë 14 për qind, sepse shkojnë me parimin propagandistik: Lërjani një shifër të madhe, një gënjeshtër të madhe, mbytini që ti hutojnë qytetarët me propagandë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cilat janë të vërtetat e tjera? Shqiptarët nga kalkulimet e bëra të kujdesshme kanë harxhuar nga xhepi i tyre, pra nga kursimet, nga solidariteti i tyre, nga gjithçka që kanë pasur rreth 100 milion euro për të përballuar pandeminë. 19 milion prej tyre janë shpenzuar jashtë Shqipërisë. Por, çka bërë shteti nga ana e tij, qeveria e Edi Ramës? Ka rimbursuar gjithsej 3421 receta. Vetëm po tu nisemi rasteve prej 88 mijë, të deklaruar, ndërkohë që ju të nderuar qytetarë e dini mjaft mirë që janë mijëra të tjerë të padeklaruar, që e vuajnë në banesë, do të thotë që 96 për qind e shqiptarëve nuk janë mbështetur, ose thënë më saktë akoma: Shteti ka paguar për këto receta rreth 100 mijë euro, 12.9 milion lek të reja. Shqiptarët shpenzojnë 100 milion euro nga xhepat e tyre të varfër, nga papunësia, sepse biznesi nuk u mbështet që të mos humbitnin punën, e këta shpenzojnë vetëm 100 mijë euro. Pra, 0.1 për qind të të gjithë shpenzimit për pandeminë. 99.99 për qind e shpenzimit bie mbi kurrizin, mbi shpinën, mbi xhepat e varfër të shqiptarëve.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Ecim më tutje, meqenëse Komiteti Teknik merr përsipër të flasë si Komitet Teknik, por është një Komitet politik i mirëfilltë. U fol shumë për shifrat alarmante. Po ç’bëhet me shifrat? Testimet shqiptarët e kanë parasysh. Loja me testimet është një lojë propagandistike. Në një ditë testimet ulet me 800-900 apo 1 mijë, një ditë më pas rriten me 1 mijë.

Jo më larg së dje testimet u rritën më 1000 dhe numri ishte 1239, një ditë më parë u ulën me 20 e ca % dhe dolën 923. Dhe qeveria për të justifikuar këto masa shtrënguese që janë masa politiko elektorale në funksion të 25 prillit që qeveria nuk e përball dot sepse e sheh v eten që është një humbëse e madhe, luan me shifrat. Por komitetit politik të ekspertëve nuk mund ti lejohet të luajë me shifrat, sepse shifrat janë të pa interpretueshme. Janë shifra të gënjeshtra. Gjithashtu kemi dëgjuar sot që ka dyshime të arsyeshme se qarkullon virusi i ri. Fjala dyshime të arsyeshme nuk ka të bëjë me epidemiologjinë,  me shkencën, me mjekësinë. Është një term juridik, përdoret në sferën juridike.

Por çfarë na thonë faktet? Maqedonia fqinje ka zbuluar mutacionet e reja që më 28 janar. Kosova në 29 janar, Greqia më 26 janar. Sot jemi në 10 shkurt dhe qeveria  vazhdon të ketë dyshime të arsyeshme. Por çfarë ka më shumë Maqedonia dhe Kosova që i zbulojnë në kohë, zbatojnë një strategji të qartë, kanë situatën në dorë. Shumë thjesht, ua kanë besuar profesionistëve dhe shteteve të tyre serioze, qeverive serioze. Këtu kemi një qeveri që  jeton me propagandë dhe profesionistë për fat të keq të cilët të akaparuar  nga politika nuk bëjnë shkencën por bëjnë politikën. Duke lëshuar të gjithë ngarkesën e tmerrshme që patologjia paraqet në kurrizin vetëm e vetëm të shqiptarëve. Është fare e qartë  që edhe në këtë çështje qeveria nuk mban mend çfarë thotë, pak ditë përpara u referua nga specialistët dhe drejtuesit e shëndetit publik që ekzaminimet do të bëheshin në  SPANJË, me  një vend me të cilin kishin marrëveshje. I harrojnë këto  çfarë thonë. Sot dalin e thonë do ta bëjmë në Angli, pastaj në Institutin e Shëndetit Publik në Turqi etj. Shqiptarët nuk kanë nevojë për propagandë.

Shqiptarët kanë nevojë që mijëra shqiptarë që dergjen me patologjinë në banesë të rimbursohen 100% pasi financat e tyre nuk mbajnë më. 100 milionë euro kanë dalë nga xhepat e tyre. Shqiptarët nuk janë oligarkë. Shqiptarët shikojnë që nga xhepat e tyre dalin 100 milionë euro ndërsa në xhepat e oligarkëve shkojnë rregullisht  të gjitha lekët që ata duan me miliona, që nga koncesione rrugësh, në inceneratorët që ti djegin para pafund e të tjera koncesione dhe sigurisht nuk mund ta pranojnë zuzarllëkun e qeverisë, Bashkisë Tiranës etj që grijnë para dhe ndërkohë që për pandeminë harxhohet vetëm 0.1%

99.9% e parave dalin nga xhepat e shqiptarëve. Këto janë faktet të palëvizura, bazuar po në të dhënat e kësaj qeverie. Kjo do të thotë që në momentin më të vështirë të tyre shqiptarët u gjendën pa qeveri, pa kryeministër, përkundrazi  u gjetën më disa shpërdorues, me disa grabitqarë që lekët klientëve të tyre ua nisin radhë ndërsa shqiptarëve të cilët nuk kanë për barna, mendoni për bukën e gojës, nuk u gjenden dhe sot e kësaj dite. Prandaj çdo lloj mase shtrënguese e tyre është provë e paaftësisë dhe provë e mëtejshme që ata çdo përgjegjësi ua hedhin të tjerëve dhe nuk marrin asnjë përgjegjësi për veten e tyre. Ndaj shqiptarët për të zgjidhur këtë problem, për tu bërë me qeveri, për tu bërë me shtet i cili i mbështet për shkak se paratë që ata paguajnë janë pafund, u duhet të bëjnë ndryshimin e madh më 25 prill ku nuk do të dëgjojnë më propagandë dhe gënjeshtra por do të dëgjojnë të vërteta dhe do kenë një qeveri që në radhë të parë e mbi çdo gjë kujdeset e nuk i mashtron ata.

Etiketat e lidhura

LSIPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 10 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 47 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 48 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.