Qeveria shton fondin, edhe 203 milionë lekë për zgjedhjet
Këshilli i Ministrave, me një vendim të fundit të tij, ka nënshkruar që Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, t’i shtohet fondi prej 138 milionë lekësh, fond i nevojshëm ky për organizimin e zgjedhjeve vendore të datës 21 qershor 2015.
Ndërkohë, qeveria vendosi edhe që partive politike, në programin “Mbështetje për partitë politike”, t’u shtohet fondi prej prej 65 milionë lekësh. Ky fond u shpërndahet partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2015.
Efekti financiar prej 203 milionë lekësh, sqaron VKM-ja, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2015.
KOHA JONË SONDAZH

