Qeveria thyen heshtjen, Bushati: Përgëzime Presidentit të zgjedhur Donald Trump

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka zgjedhur “facebook”-u, për të përcjellë mesazhin e urimit për Presidentin e sapo shpallur të SHBA-ve Donald Trump.

Në urimin e tij, Bushati nënvizon se SHBA-të mbeten partnerët strategjikë të Shqipërisë.

“Përgëzime Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe urime popullit amerikan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat kryesor i Shipërisë dhe faktor i pazëvendësueshëm për demokracinë dhe stabilitetin në këtë kënd të Europës”- thekson ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?