Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Qeveria u vjedh mësuesve orët shtesë”, Vokshi: PD në qeveri do të paguajë për sakrificën e mësuesve

Politikë E diel, 11 Tetor 2020 13:58
“Qeveria u vjedh mësuesve orët shtesë”, Vokshi: PD në qeveri do të paguajë për sakrificën e mësuesve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike deklaron se Qeveria “Rama” po u vjedh mësuesve orët shtesë.

Teksa nxjerr llogaritë konkrete, ish-deputetja Albana Vokshi theksoi se PD-ja në qeveri do të paguajë për sakrificën e mësuesve.

“Që prej nisjes së shkollës, 34 mijë mësues janë braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit,megjithëse, ashtu si dhe mjekët janë në vijë të parë të betejës më virusin COVID19.

Të nënvlerësuar, të nëpërkëmbur dhe të keqtrajtuar qeveria i detyron të punojnë si skllevër, pa i paguar mësuesit për të gjitha orët shtesë të punës

Për shkak të pandemisë, i kanë detyruar të punojnë dyfishin e normës së tyre. Një mësues jep mbi 40 orë mësim në një javë në kushte të vështira, me maskë, me stres, pa kushtet minimale të sigurisë, pasi në shkolla nuk ka ujë, as dezinfektantë. Dhe në fund të muajit, mësuesit nuk paguhen për mundin e tyre.

Pavarësisht se kanë punuar 20 apo më shumë orë shtesë, ata paguhen vetëm për 5-6 orë, një shumë krejt e papërfillshme për lodhjen e madhe, duke qënë në rrezik konstant për shëndetin dhe jetën.

Shpreh keqardhje për Ministren e Arsimit, e cila, njësoj si paraardhëset, ka vendosur të mos i shërbejë arsimit, por propagandës së kryeministrit në ikje.

Ministrja e Arsimit po e mashtron opinionin publik si për pagesën e orëve shtesë të mësuesve, ashtu edhe për përmasat e përhapjes së COVID19 nëpër institucionet e arsimit shkollor apo parashkollor.

Faktet nuk të lënë të gënjesh.

Përllogaritja e orëve shtesë të mësuesve tregon realitetin e rëndë me të cilin përballen mësuesit. Punojnë mbi 20 orë shtesë në vështirësi të jashtëzakonshme, por paguhen maksimumi për 6 orë mësimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

14 e më shumë orë të tjera shtesë në muaj zhduken pa u vlerësuar, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për askënd që punon me djersën e ballit. Për kryeministrin në ikje, pazaret me oligarkët dhe klientët e qeverisë janë i vetmi prioritet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kosova është shembulli perfekt për të kuptuar kontrastin mes një qeverie që vjedh dhe një qeverie që punon,

Në Kosovë, qeveria atje ka shpërblyer me mbi 120 euro çdo mësues për vështirësitë e periudhës së pandemisë së COVID19 dhe ka certifikuar shkollat për sigurinë anticovid.

Në Shqipëri, qeveria në ikje jo vetëm nuk u ka dhënë një qindarkë shtesë mësuesve, por refuzon t’u paguajë edhe orët shtesë që ata janë detyruar të kryejnë nga mësimi me disa turne dhe që u takojnë me ligj.

Qeveria e Edi Ramës është e vetmja në Europë që i keqtrajton mësuesit, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në cilësinë e mësimdhënies.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Mësuesit do të trajtohen me dinjitetin e duhur nga qeveria e Partisë Denokratike. Çdo orë mësimi do të paguhet! Mundi i tyre do të shpërblehet, në mënyrë që shkollat tona publike të kenë cilësinë më të mirë të mësimdhënies!”, deklaroi ish-deputetja Albana Vokshi.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

albana vokshi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 15 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 31 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 32 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 40 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.