Qeveria zbarkon në Dibër/ Kodheli: Dibra nuk bëhet duke votuar dallkaukët. Gjiknuri: PD e ka përfshirë paniku

Zgjedhjet e së dielës për bashkinë e Dibrës kanë detyruar që në fushatën e kandidatit të koalicionit të majtë Muharem Rama të përfshihen edhe një pjesë të ministrave të kabinetit qeveritar. Gjatë takimeve që zhvilloi me banorët e Pollozhanit dhe Sohodollit, kandidati Rama shoqërohej nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ai i Energjitikës Damian Gjiknuri.

Gjatë fjalës së saj Kodheli tha se dibranët nuk duhet të gabojnë me zgjedhjen e tyre në votimet e kësaj fundjave. “Shqipëria, e aq më pak Dibra nuk bëhet duke votuar dallkaukët. Nuk bëhet me fjalë, bëhet me njerëzit që vijnë nga këtu. Bëhet me njerëz që e kanë demonstruar që janë në shërbim dhe dinë të jenë në shërbimin tuaj. Ju konsiderojnë, thonë ah ata të djathtët i kemi në xhep. Gabohen ata që mendojnë kështu! Ju jeni qytetarë që me kokën lart, në datën 11 Shtator të shkoni dhe të votoni duke patur respekt për votën, aq sa keni respekt dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të votoni një doktor, që është, ka qenë dhe do të jetë në shërbimin tuaj çdo ditë të punës së vet, çdo moment”, theksoi Kodheli.

Duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit, kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri konstatoi se kampin opozitar e ka përfshirë paniku i humbjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Palën tjetër e ka përfshirë paniku. Ata po e ndjejnë që kandidatura e doktor Muharemit ka gjetur një mbështetje përtej ndasive politike. Në këto zgjedhje nuk është thjesht kush është e majta dhe kush është e djathta. Në këto zgjedhje është kush është njeriu pasi njeriu e bën diferencën në jetë, nuk e bëjnë as sloganet e partive. Ne ju kemi sjellë njeriun, ata ju kanë sjellë një slogan politik që i vjen dhe Lul Basha nga pas. Ata me slogan politik, ne me njeriun që e kemi gjetur këtu mes jush”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpara qytetarëve të Pollozhanit, kandidati Rama prezantoi programin elektoral ndërsa kërkoi votën e tyre në 11 Shtator. “Përveç rrugës, për Pollozhanin kemi edhe projekte të tjera. Ju e keni parë edhe Peshkopinë që është bërë një kantier i madh ndërtimi. Kemi projekte në sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, ujit të pijshëm, projekte për ndërtimin e rrugës së varrezave, kemi program për subvencionet në bujqësi e blegtori”, u shpreh kandidati Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?