Qeveria zbarkon në Shkodër, situata alarmante. Zv/kryeministrja Balluku në zonat e përmbytura

Situata e rënduar dhe e rrezikshme nga çasti në çast ka sjellë reagimin e krejt strukturave qeveritare.

Kryeministri Rama po e ndjek live gjithë situatën. Ai ka postuar video nga ministrat e tij në qarkun Shkodër. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ndodhet në Shkodër, por ka mbërritur edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Edhe kryebashkiaku i Shkodrës ndodhet në terren duke monitoruar situatën.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia tha se mbyllja e urës së Bahçallëkut për automjetet është bërë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.

Gjithashtu ai u bëri thirrje banorëve në zonat e rrezikura nga përmbytjet të evakuohen menjëherë.

 “Shkodra është pa komunikim normal me pjesën tjetër të vendit. Jemi detyruar të mbyllim qarkullimin në urën e Bahçallekut pas shëmbjes së urës së vjetër. Kjo gjendje paraqet rrezikshmëri shumë të lartë dhe kërkon vlerësim maksimal nga autoritetet përgjegjëse. Bllokimi i qarkullimit si masë parandaluese ishte i detyruar, por nuk mund të zgjasë në këtë emergjencë që ndodhemi. 

Ju kërkova banorëve të kësaj lagjeje si dhe Ajasmës që të mos rrezikojnë jetën e tyre, por në momentin më të parë që paraqitet nevoja, të evakuohen. Strukturat tona do të jenë në terren për ta ndjekur hap pas hapi situatën, që për fat të keq po përkeqësohet”, tha Spahia.

(lajm i përditsuar në ora 01.51)

Nga Kuçi i Shkodrës, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku (ora 01.51)

Nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku (ora 00.12)

Nga Hidrovori i Çasit, Shkodër, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca (ora 24.00)

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahija (ora 01.23)

SHKARKO APP