Qytetarët e Kamzës trajtohen si të botës së tretë, Spahiu shpalos planin e LSI: Do të ndërtojmë një spital dinjitoz

Pas dy mandateve si deputet në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu në zgjedhjet e 25 prillit vjen me një sfidë të re. Ai është pjesë e listës së deputetëve të qarkut të Tiranës, dhe kandidat i LSI-së në Kamëz, por gjithashtu ai është edhe kreu i LSI-së së Tiranës. Ai thotë se Kamza ndodhet në trekëndëshin strategjik si Tirana, aeroporti i Rinasit, porti i Durrësit, por banorët trajtohen si banorë të botës së tretë.

”Investimet nga ana e qeverisë këtu stopuan kur në pushtet erdhi Edi Rama. Ai ndëshkoi të ardhmen e fëmijëve kamzalinj vetëm e vetëm se ju historikisht e keni ndëshkuar me votë arrogancën dhe propagandën e tij. Me qindra takime në çdo territor të Kamzës kam venë re se mbizotëron papunësia dhe varfëria”.

Nga ana tjetër, ai ka shpalosur edhe planin e LSI-së për këtë qytet, ku një ndër to është edhe ndërtimi i një spitali, ulja e taksave, mbështetja për të rinjtë e Kamzës, kredi të butë me garanci shtetërore deri në 25 mijë euro për bizneset që drejtohen nga të rinjtë.

”Shtëpitë që ju i keni ndërtuar me djersë, praktikisht pushteti nuk ua njeh si tuajat. Ju sorollat dhe ju kërkon rryshfet që të merrni një copë letër. Uji mungon në shtëpitë tuaj. Ju paguani faturat e majme që shkojnë nga 40 mijë deri në 60 mijë, por në çezmat tuaja nuk keni ujë. Kamza sot nuk ka një spital dinjitoz siç duhet ta ketë një Bashki. Edhe qendra shëndetësore si ajo e Kamzës dhe ajo e Bathore, i kemi të freskëta pamjet e lajmeve ku të sëmurët ngrohen me xhupa, se tenderat e shëndetësisë i vjedh Rama”,-shkruan në facebook Spahiu.

 

Shkrimi i plotë

Në Kamëz kam gjetur miq të mirë, kam gjetur mikpritje dhe mbështetje në këtë rrugëtim të ri që pas besimit të dy mandateve në Dibër. E them mikpritje sepse ju jeni simboli i bashkëjetesës qytetare. Varfëria! Kamza ndodhet në trekëndëshin strategjik si Tirana, aeroporti i Rinasit, porti i Durrësit. Por banorët trajtohen si banorë të botës së tretë. Investimet nga ana e qeverisë këtu stopuan kur në pushtet erdhi Edi Rama. Ai ndëshkoi të ardhmen e fëmijëve kamzalinj vetëm e vetëm se ju historikisht e keni ndëshkuar me votë arrogancën dhe propagandën e tij.
Me qindra takime në cdo territor të Kamzës kam venë re se mbizotëron papunësia dhe varfëria.

Abuzimet!

Shtëpitë që ju i keni ndërtuar me djersë, praktikisht pushteti nuk ua njeh si tuajat. Ju sorollat dhe ju kërkon rryshfet që të merrni një copë letër. Uji mungon në shtëpitë tuaj. Ju paguani faturat e majme që shkojnë nga 40 mijë deri në 60 mijë, por në çezmat tuaja nuk keni ujë. Kamza sot nuk ka një spital dinjitoz siç duhet ta ketë një Bashki. Edhe qendra shëndetësore si ajo e Kamzës dhe ajo e Bathore, i kemi të freskëta pamjet e lajmeve ku të sëmurët ngrohen me xhupa, se tenderat e shëndetësisë i vjedh Rama.

Mungesa e kushteve për invalidët!

Nuk e kisha hasur më shumë se në Kamëz nevojën dhe ndërhyrjen e menjëhershme që duhet për personat me aftësi të kufizuara. Zero shërbimi i ofruar, Zero infrastukturë për këtë kategori edhe pse rezulton të jetë kategoria më e rregullt që paguan taksat.

Papunësia!

Sikur të mos mjaftonte ndëshkimi me mungesën e investimeve nga qeveria, jo larg, Edi Rama me një të rënë të lapsit hoqi 8 mijë familje të Kamzës nga ndihma ekonomike. Nuk është se ajo pagë ju nxjerr juve nga varfëria, por është ndihmë. Rama i hoqi 8 mijë familjeve ndihmën ekonomike pse në shtëpitë tuaja kishte një televizor. Varfëria si kudo në Shqipëri, por në Kamëz është edhe më e theksuar. Prindër që u heqin fëmijëve bukën e gojës se duhet të paguajnë faturat e majme 100 mijë lekëshe të dritave. Po si pagove Rama të fut në burg.

Falimentimi i bizneseve!

Tregëtarë që vetëm dalin në dyqane e tezga, por që nuk shesin, vetëm rrijnë dhe mbajnë shënim fletoret e borxheve. Sot që flasim nuk ka asnjë rritje rroge dhe pensioni. 8 vite pushtet Rama u tall me ju.

Bashkë do punojmë!

-Për të gjitha këto, ne i kemi përgjigjet , ne i kemi zgjidhjet.
-Ne vendosim si prioritet zgjidhjen e halleve tuaja.
-Me programin e LSI i japim fund ndihmës ekonomike si një pagë varfërie.
Ne do të vendosim me ligj minimumin jetik dhe ai do jetë jo më i vogël se 160 mijë lekë. -Me votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim , ne vendosim ushqimin falas në kopshte e çerdhe për familjet me Ndihmë Ekonomike. -Fëmijët nga klasat e para deri në të nëntat do ti marrin librat falas, ua heqim këtë barrë familjeve.
-Ne pas 25 prillit ulim koston e energjisë elektrike, heqim nga faturat taksat që shkojnë për koncesionet PPP të famshme.
-Ne ulim taksat,mbështesim të rinjtë e Kamzës.
-U sigurojmë atyre kredi të butë me garanci shtetërore deri në 25 mijë euro për bizneset që drejtohen nga të rinjtë.
-Dyfishojmë pagat për mësuesit, u japim atyre status të veçantë.
-Më 25 prill ne zgjedhim për FAMILJEN. -Programi i LSI është i qartë kur shprehet për mbështetjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë.
-“Nga Bebja në Bebe”. Me këtë fond çdo familje e re dhe bashkimi i dy fondeve (nëna e babai) 50 mijë Dollarë janë një shumë ndihmuese për nisjen e jetës familjare.
-Ne do të rimbursojmë faturat e çdo blerjeje që ju bëni në dyqane.
-Në fund të vitit ju merrni mbrapsht 5% të shpenzimeve.
-Ne mbajmë fëmijët tuaj në Shqipëri duke nxitur çdo biznes që punëson një të ri deri në 29 vjeç. Kush punëdhënës nuk do të punësonte këta të rinj kur si stimul do të merrte nga shteti 2 mijë euro për një të punësuar.
-Boll punuan shqiptarët për 5 oligarkë. Ata i detyrohen këtij vendi dhe rinisë shqiptare. Nuk është asgjë që ata të paguajnë1% taksë nga fitimet e tyre për fondin që do ti dedikohet direkt arsimit.

SHKARKO APP