Qytetarët e Sarandës në protestë, por Policia po i pengon: Shteti të ulë taksat
Politikë E Enjte, 10 Mars 2022 18:03
E gjithë Shqipëria është ngritur në protesta kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët e Sarandës i janë bashkuar protestave, ku i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa, duke përmendur uljen e taksave. Forcat e Policisë së Shtetit janë aty, duke penguar protestën e qytetarëve.