
Para Kryeministrisë po vijon protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve. Njëri prej qytetarëve organizues të protestave, tha se ata nuk do të largohen pa u ulur çmimet dhe pa fituar dinjitetin.
”Kryeministri vetëm prej frikës mbyllet brenda. Të dashur qytetarë me Rolex dhe Iphonë në duar, ju i keni blerë me sakrifica. Ne nuk i dimë nga buron pasuria e tyre. Përmend fjalën turp kur turpin ka kohë që e ka ndrënë me bukë.
Paketa e rezistencës është si ato rezistencat që digjet sa e vë në prizë. Kemi frymëzuar një shoqëri të tërë. Kryeministrin e kthyet nga Dubai e latë pa pushime. Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, pa parë çmimet të bien”.
