FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qytetarët shprehen të vendosur: Do qëndrojmë këtu deri sa Rama të mos na pijë gjakun

Protesta kundër çmimit të frikshëm që ka kapur nafta në vend, nisi në orën 17:00 dhe ende po vijon, këtë herë nëpër rrugë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. “Fike, fike”, janë thirrjet e qytetarëve të cilët kërkonin nga shoferët e automjeteve t’u bashkoheshin protestës.

Nga ana tjetër, qytetarët janë shprehur një zëri se kjo protestë do të vazhdojë deri sa të marrin një përgjigje nga ana e qeverisë dhe çmimet ti rikthehen normalitetit.

”Po na pinë gjakun e fëmijëve, turp të kenë. Nuk jemi me politikë duam bukën e gojës. Të zhduket Edi Rama se na ka lodhur. Do qëndrojmë këtu deri sa Rama të mos na pijë gjakun e fëmijëve. Po na shkon thika te fëmijët sepse vetë kemi mbaruar. Gënjejnë çdo ditë në Parlament”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?