“Qytetari në fokus të procesit të Berlinit dhe Integrimit”, Tabaku: Të ikim nga debati i ditës! Boll kohë kemi humbur

Një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bën thirrje që politika dhe debati i ditës të lihen mënjanë për t’u fokusuar tek qytetari.

Ajo thotë se boll kohë është humbur me reklama apo projekte paralele, pasi tashmë është kohë që të marrim maksimumin e fondeve, maksimumin e projekteve dhe të vendosim në qendër ekonominë.

“Sot, Shqipëria ka probleme që lidhen me emigracionin, me arsimin, me mundësitë ekonomike por edhe me largimin fatkeqësisht të të rinjve. Dhe duhet patjetër që procesi Berlinit dhe integrimit të shërbejë si një motivim për ato që të qëndrojnë këtu”, thuhet në mesazhin e Jorida Tabakut.

Postimi i plotë

Java që u mbyll solli në Tiranë kryetarët e Komisioneve të Integrimit, që vendosën se procesi i Berlinit duhet patjetër të ketë një gjendë parlamentare. Ky proces duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe jo privat i qeverisë.

Një proces transparent që vendos në qendër qytetarin dhe çfarë përfitimesh ne und të marrim. Boll kohë kemi humbur me reklama, boll energji kemi harxhuar me projekte paralele është e nevojshme që të marrim maksimumin e fondeve, maksimumin e projekteve dhe të vendosim në qendër ekonominë.

Sot, Shqipëria ka probleme që lidhen me emigracionin, me arsimin, me mundësitë ekonomike por edhe me largimin fatkeqësisht të të rinjve.

Dhe duhet patjetër që procesi Berlinit dhe integrimit të shërbejë si një motivim për ato që të qëndrojnë këtu. Të largohemi nga politika dhe debati i ditës dhe të fokusohemi tek qytetari. Procesi integrimit në fund të ditës është për qytetarin!

SHKARKO APP