Qytetet ku u transferuan prokurorët e “dosjeve të nxehta”

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk do të ekzistojë pas datës 19 dhjetor 2019, kur nis ngritja e Prokurorisë së Posaçme. KLP ka miratuar transferimin në prokurori të tjera të prokurorëve të Krimeve të Rënda pasi kjo e fundit do të mbyllet pas fillimit nga puna të SPAK. Në prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranë janë emëruar prokurorët, Arens Çela; Blerim Tominaj; Besim Hajdarmataj; Doloreza Musabelliu; Elisabeta Imeraj; Manjola Kajana; Vladimir Mara; Sonila Muhametaj; Pranvera Pustina.

Artan Bajrami transferohet në Prokurorinë e Apelit në Tiranë, kurse Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Shkodër. Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Korçës, kurse Donika Prela në Durrës, ndërkohë Dritan Prençi dërgohet në Kukës.

Anton Martini ndërkohë transferohet përkohësisht, deri në mars, në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranës, ndërsa emërimin e ka në Shkodër. Sa i përket Arta Markut, KLP do të vendosë nëse do ta transferojnë tek Prokuroria e Apelit në Tiranë. Mësohet se transferimet janë bërë me miratim unanim 11-0 nga KLP.

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK pritet të fillojë nga detyra më 19 dhjetor me tetë anëtarë, ndërsa në ditët në vijim pritet zgjedhja e kreut të këtij institucioni që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta. Kandidatë për kreun e SPAK janë Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?