Rachel: PD pretekste për të mos miratuar reformën, të kalojë me shumicë të votave

Berlini përmes zyrtarit të Ministrisë së Jashtme, Erst Rachel, ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj opozitës shqiptare, duke e fajësuar se po gjen pretekste për miratimin e reformës në drejtësi.Rachel deklaroi se Gjermania mbështet shumicën në gjetjen e votave individuale të deputetëve nga partitë e tjera, në rast se nuk arrihet konsensus me demokratët. Ai mbështeti fort rolin e ndërkombëtarëve në proçesin e vettingut të gjytarëve, duke deklaruar se këtu situata është e rëndë sa vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve mund të garantonte verifikim me profesionalizëm të gjyqtarëve.

Gjermania ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj opozitës shqiptare,  duke e kritikuar si penguese të reformës në drejtësi.

Drejtori për Europën Juglinore në Ministrinë e Jashtme, Erst Rachel, ka shigjetuar demokratët duke deklaruar se ata po gjejnë pretekste për të mos miratuar reformën, me arsyetime konfuze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erst Rachel: “Në skenën e komunitetit ndërkombëtar pas disa muajsh loje politike mbizotëron një frustacion.  Sa herë që opozita bën kërkesë dhe kjo kërkesë refuzohet atëherë na bie ndërmend një kërkesë tjetër dhe gjendet një pretekst për të refuzuar reformën.  Me këtë përvojë që kemi na lind pyetja nëse opozita nuk e do reformën për arsye të ndryshme. Unë nuk i di arsyet e opozitës dhe nuk dua të spekuloj. Ju e njihni situatën dhe besoj si unë jeni konfuz me qëndrimin në vazhdimësi të opozitës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nga Ora News nëse ne mungesë të konsensusit, mazhoranca mund të kërkojë votë individuale të deputetëve për të plotësuar  94 vota, Rachel nuk la asnjë mëdyshje, duke përligjur këtë mundësi të  shumicës.

Erst Rachel: “Nëse nuk arrihet konsensusi do ishim edhe për miratimin me shumicë të votave”.

Rachel e cilësoi situatën e drejtësisë si të rëndë, për të mbrojtur fort rolin e ndërkombëtarëve në proçesin e skanimit të gjyqtarëve.

Lidhur me mundësinë e përfshirjes së tyre në proçesin e vettingut jo me Kushtetutë, por me ligj, Rachel dha këtë përgjigje:

Erst Rachel: “Nëse pjesmarrja e ndërkombëtarëve në proçesin e vettingut rregullohet me Kushtetutë nuk mund të flasim më vonë për një pjesmarrje antikushtetuese”.

Rachel forcoi dhe një herë thirrjen ndaj klasës politike shqiptare dhe deputetëve për përgjegjësi në miratimin e reformës, pasi mungesa e saj do të sillte dëme të mëdha për vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?