Radio gjermane DW: Luftë dhe paqe e llojit Trump

Nga DW/

Çfarë strategjie po ndjek Donald Trump në Lindjen e Afërt dhe të Mesme? Me agresivitetin e tij ai saboton edhe planet e tij të paqes, thotë Peter Philipp.

Pas rrëzimit të një drone amerikane në mbrëmjen e së enjtes, Presidenti i SHBA, Donald Trump shkroi në Twitter mesazhin se Irani kishte kryer një “gabim shumë serioz”. Diçka tjetër, ai nuk kishte nevojë të thoshte: barometrat politikë të Lindjes së Mesme filluan të godasin me ashpërsi, njësoj si kurba e çmimit të naftës. Por askush nuk dukej i gatshëm të fliste për rrezikun e rritur të një lufte midis SHBA dhe Iranit. Aq më tepër kur të dyja palët po debatonin ende nëse avioni i zbulimit pa pilot kishte qenë në hapësirën ajrore iraniane apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Trumpi e pati seriozisht edhe pse mënyra e veprimit e tij, më pas solli më shumë mister se qartësi: vetëm pak orë pas rrëzimit të dronës, presidenti i SHBA nisi përgatitjet për një sulm ndaj Iranit: avionë amerikanë do të bombardonin radarë iranianë dhe vendndodhje raketash – të premten, gjoja për ta kufizuar numrin e viktimave civile në ditën myslimane të pushimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërcënim dhe në të njëjtën kohë kërkim ndërmjetësimi

Në të njëjtën kohë ai kërkoi nga Omani që të ndërhyjë për ndërmjetësim. Kështu Sulltanati i përcolli Iranit një paralajmërim amerikan se po afrohej një sulm, dhe përbetimin, se ai nuk ishte i interesuar për një konflikt të armatosur, por shumë më tepër për negociata me udhëheqjen iraniane. Një miratim nga Irani do të parandalonte sulmin e planifikuar ajror, nënkuptohej në mesazhin e dërguar nga Uashingtoni. Por në Teheran e ruajtën qetësinë dhe u përpoqën të fitonin kohë: u tha se “Lideri suprem” Ali Khamenei, i kishte refuzuar tashmë negociatat me Uashingtonin, por mesazhi atij do t’i përcillej.

Trumpi e futi veten në një situatë të vështirë: avionët luftarakë të SHBA ndodheshin tashmë në ajër në rajonin e Gjirit Persik dhe marina në Oqeanin Indian në alarm. Përveç kësaj, kërcënimi për një sulm amerikan ishte në kundërshtim të qartë me pretendimin e Trumpit se ai donte “vetëm negociata”. Vetë presidenti ndoshta nuk do ta kishte gjetur rrugëdalje, por ai duhet të ketë ndjerë se “këshilltarët” e zakonshëm si John Bolton dhe Mike Pompeo nuk e ndihmojnë vërtet. Këtë e bëjnë ama ata ushtarakë – të mbetur anonimë, të cilët thuhet, se kanë këmbëngulur te ai që në krizën e tanishme, të mos veprojë në mënyrën e tij të zakonshme: një konflikt ushtarak nuk mund ta aktivizosh me dekrete, në situata të tilla kërkohet një konsensus i gjerë politik. Por për miratimin e shumicës, – Trumpi duhet ta ketë ndjerë – ai ndërkohë nuk mund të jetë i sigurt as në radhët e tij.

Kjo duhet ta ketë shqetësuar atë më shumë, kur sapo njoftoi këtë javë zyrtarisht se është në dispozicion për rizgjedhje. Një konfrontim ushtarak me Iranin do të ishte e kundërta e asaj që kishte premtuar Trumpi para zgjedhjes: ai donte t’i sillte në shtëpi nga Lindja e Mesme trupat amerikane. Kurse tani ai i përforcon ato në atë zonë krizash dhe ndoshta i dërgon në një luftë me pasoja të paparashikueshme për të gjithë.

Peter Philipp Kommentarbild APP PROVISORISCH (DW)Peter Philipp

Ku mbeti “plani i shekullit”?

Edhe nëse punët nuk do të shkonin kaq larg, ka mbetur pak nga ajo që Trump e shpalli me të madhe për rajonin: për shembull, “plani i shekullit” i një paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve. Ajo deri tani nuk është publikuar dhe ndoshta nuk do të publikohet kurrë, por deri tani dihet mjaft sa të shqetësojë palët kryesore: mbështetja e pakufizuar e Trumpit për Izraelin, sidomos distancimi nga zgjidhja me dy shtete, i largon palestinezët nga çdo iniciativë e SHBA: në një konferencë të planifikuar në Bahrein të martën e ardhshme ata as nuk do të shkojnë. Por as Izraeli nuk do të përfaqësohet zyrtarisht atje, dhe shtetet e tjera në rajon do të përfaqësohen në nivele të ulëta. Kjo vërtet nuk është një konferencë paqeje, por edhe normalizimi duket ndryshe. Aq më tepër një plan i shekullit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?