Rama: 2.5 milionë vizitorë për 7 muaj në Zonat e Mbrojtura, vendin e parë e mban qarku i Shkodrës

Zonat e mbrojtura në të gjithë vendin janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm. Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat, ku tregon se janë 2.5 milionë vizitorë për 7 muaj në Zonat e Mbrojtura, dhe se vendin e parë e mban qarku i Shkodrës

”2.5 milionë vizitorë, ose 28 % më shumë se viti i kaluar në Zonat e Mbrojtura gjatë janar-korrik 2024. Këto shifra janë tregues i interesit për ekoturizmin, sportet e natyrës dhe kuriozitetin për të të njohur biodiversitetin tonë, ndërsa ka një interes të rritur për të eksploruar parqet kombëtare e natyrore, monumentet e natyrës e peizazhet e mbrojtura nga veriu në jug ku vendin e parë e mban qarku i Shkodrës me 609 mijë vizitorë”,-shkruan Rama.

Parqet kombëtare në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj duke nxitur turizmin gjithëvjetor. Përveç bukurive bregdetare, Shqipëria ofron edhe një peizazh dhe klimë mjaft të mirë që i krijon vizitorëve mundësinë e eksplorimit të vendeve të ndryshme.

SHKARKO APP