
Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje thotë se nuk do të ketë tolerime ndaj askujt që shkel ligjin dhe përdor qeset plastike njëpërdorimshe. Rama bën me dije edhe se Task-Forca vijon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet.
”Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara.
Pas një fushate shëmbullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakomshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit”,-shkruan Rama.
