Rama-Bashës: E teprove pak, fli gjigand! Nuk dal kurrë para teje kur vjen puna te Amerika

Është një rutinë ping-pongu në rrjetet sociale mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ky i fundit i ka kthyer sërish përgjigje kundërshtarit të tij politik. Duke marrë një video të postuar më herët nga Basha në rrjetet sociale, ku i adresohet me pyetje dhe ironi Ramës, kryeministri i ka kthyer përgjigje, pa i harruar thumbimet ndaj tij.

Rama iu përgjigj pretendimit të Bashës, sipas së cilit kryeministri nuk ka dhë asnjë koment mbi kthimin e ekspertëve të SHBA-së në SPAK.

”Nuk e ke pasur mendjen. Ta kam kthyer përgjigjen, madje të kam thënë nuk dal unë kurrë para teje, kur vjen puna te Amerika. Ti i di tamam punët e Amerikës. Amerika ty të ka këtu. Si do them unë unë? Thua ti është kthyer fuqishëm, me siguri kështu do jetë. Është kthyer fuqishëm, pikë mbaroi, e ka thënë Luli”, ironizoi Rama.

E plotë

Taulanda: Përshëndetjeje…

Basha: Nuk është Rama…

Rama: Pupupu përgjumesh fare.. Si mër Lul nuk është Rama si? Po edhe Bufi e di që ku je ti është edhe Rama mër Lul, jo mo mos ta di Taulanda… Përshëndetje Taulanda, urime për guximin dhe aman, mos ma lej të shkoje herët me flejt ai robi im aty…

Basha: Shumë të rinj te Instagrami, por të komunikuar dhe live sepse normalisht leximet dhe përgjigjja e mesazheve është një gjë, ndryshe është të komunikojmë live.

Rama: O Lul po ti ke ftu ata të rinjtë aty dhe flet me të rinjtë në ekran, po aman mër burrë aman, kthehu ke ata që ke aty se s’ka lezet…

Basha: Ore ti e ke në terezi. Jo nuk e kam fare në terezi, as unë as njerëzit. Po ta kisha në terezi nuk futeshim në këtë betejë.

Rama: Bravo, mire ja the, dhe ça beteje se…

Basha: Ti je bashkë me Ramën në marrëveshje.

Rama: Ik ore thuaji atij, s’kam nevojë të bëj marrëveshje me Ramën se Ramën e mund edhe në gjumë, e mbys fare…

Basha: Më ke ngatërruar me shokun Sali. Ai bashkoi votat me Ramën.

Rama: Ja prapë! Shoku i thotë Bufit!!! Dje doktori sot shoku… Po si mër Lul shoku, nc nc nc…

Basha: Amerika është kthyer fuqishëm në SPAK. E pyeta “Pse mo Ramë s’i kthen përgjigje njerëzve, ti the u tërhoqën, ata janë në SPAK.” Kaq shumë është mërzitur, seç ka bërë një montazh dje për të më kthyer përgjigje po punën e SPAK se përmend fare.

Rama: Unë ta kam kthyer përgjigjen po se ke pas mendjen, madje te kam thënë që s’dal para teje kur vjen puna te Amerika se ti i di tamam punët e Amerikës… Amerika ty të ka ktu.. Thua ti është kthyer fuqishëm, me siguri kështu duhet të jetë.

Basha: ‘Të ka ikur truri, bëj ndonjë vizitë’. Truri ju ka ikur ju që vazhdoni dhe votoni Ramën. Shikoni programin tonë dhe kandidatët tanë dhe më 11 maj mos i thoni trurit mirupafshim, vendoseni në punë dhe votoni koalicionin euroatlantik.

Rama: Ahahahah… Po mos e teprove pak që i thua shumicës së shqiptarëve ju ka ikur truri pse votojnë për mua apo e meritojnë thuaj?! Unë mendoj se e teprove pak si shumë, po punë e madhe, ti gjumin në xhep e ke… Fli gjigand fli…, oçe-oçe!

SHKARKO APP