Rama: Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha
Kryeministri Edi Rama, sipas ”traditës” edhe mëngjesin e kësaj të shtune ka publikuar një frazë të shkëputur sipas tij nga “fjalët e shenjta”.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur shprehjen e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza. “Unë mund të bëj gjëra që ju s’i bëni dot. Ju gjëra që unë s’i bëj dot. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha”, është ky mesazhi i Shën Terezës.
Një mesazh i tillë vjen në një kohë, kur palët opozita dhe mazhoranca janë ulur ne një tryezë të përbashkët në kuadër të Reformës Zgjedhore, produkti përfundimtar i së cilës pritet të jetë gati në mars.