Rama bashkëbisedim me të rinjtë e parë që iu përgjigjën nismës “Gati për Shqipërinë”

Menjëherë pasi siguroi mandatin e tretë më 25 prill, Kryeministri Edi Rama ndërmori nismën“Gati për Shqipërinë”.

Në kuadër të kësaj nisme, Rama ka mirëpritur ditën e sotme të rinjtë e parë, profesionistë, të diplomuar në fusha të ndryshme si brenda e jashtë shtetit, e që duan të kontribuojnë në projekte në të mirën e vendit.

Kryeministri, dëgjoi me vëmendje të rinjtë, që shpalosnin idenë dhe vizionin e tyre. Kreu i qeverisë e cilësoi laborimin e konceptit të nëpunësit digjital si një revolucion, jo vetëm për vendin, por edhe më gjerë, duke krijuar kështu një administratë hibride.

“Sa më shumë ju dëgjoj, aq më shumë bindem të laborojmë konceptin nëpunësin digjital.

Do të bëjmë një revolucion, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, duke krijuar një administratë hibride. Nëse do të vish në Shqipëri, hajde nesër, do të fusim në shërbim. Nëse do të bëjmë gjysmën e këtyre që folëm sot do të ishte një fitore e madhe”, tha Rama.

SHKARKO APP