Rama batuta me kandidatët e Shkodrës: Je pak demokrat ti!

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit në podkastin e kësaj të shtune.

Ndërsa fliste me kandidatët e Shkodrës, kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me njërin prej tyre, Onid Bejlerin.

Rama i tha këtij të fundit se ka qenë demokrat, ndërsa kandidati ia ktheu se “nuk është turp të jesh demokrat”.

Rama: Onid ti je pak demokrat, ose ke qenë pak demokrat.

Onid: Ça të doni ju kam qenë, tani më thoni ju çfarë do bëhem.

Rama: Jo sepse…nuk ka problem.

Onid: Nuk është turp me qen as demokrat.

Rama: Asnjeri nuk është perfekt.

SHKARKO APP