Rama, batuta me qytetarin: Kur të kam takuar për herë të parë ishe me xhup blu

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesmë në Kuçovë, ku nuk kanë munguar as batutat. Teksa një qytetar me biznes në Tropojë e falënderoi për mbështetjen, kreu i qeverisë iu drejtua duke i thënë se kur e ka takuar për herë të parë ka qenë me xhup blu.

Pjesë nga diskutimi:

Qytetari: Në lidhje me gështenjat e Tropojës mund të përfitohet kundrejt Paketës së Maleve?

Rama: Përkundër investimit…

Qytetari: Dua të bëj një linjë përpunimi dhe jam i rrethuar me gështenja. Mund të aplikoj?

Rama: Nëse të jep këshilli bashkiak dëshminë që ti e gëzon, me atë ti bën projektin e linjës së përpunimit, merr mbështetjen dhe bankat të mbështesin. Transaksioni bëhet me një euro dhe më pas vazhdon procesin derisa ta bësh komplet tënden. Të jep mundësi të kesh akses te banka se ta garanton shteti.

Qytetari: Atëherë Tropoja s’ka çfarë pret më.

Rama: Tropoja priti shumë gjatë derisa e kuptoi, tani që e ka kuptuar ka mbaruar ajo punë. Tani Tropoja vetëm përpara.

Qytetari: Të falenderoj për mbështetjen.

Rama: Kur të kam takuar për herë të parë ishe me xhup blu. Sot je tjetër. Ti s’e ke menduar por edhe syri vetë e kupton se nga është drita.

SHKARKO APP