Rama batuta në konferencën me Rutte: Iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim zyrtar kreun e qeverisë holandeze, Mark Rutte.

Mes tyre ka pasur një konferencë të përbashkët për mediat ku Rama tha: “Të gjitha vizitat e miqve dhe të partnerëve tanë në Tiranë janë momente të veçanta, por pa ekzagjerim, do thosha që ky është një moment shumë i veçantë që kemi sot në Tiranë, më në fund, që një kohë të gjatë që unë pat nderin të jem i pranishëm në zyrën e tij në Hagë, ku u mikëprita si të isha në shtëpinë time. Sot kryeministri Rutte është në Tiranë, pasi iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Është kënaqësi se përveç se është sot në Tiranë ndodh në një moment pozitiv në marrëdhëniet tona mes Shqipërisë dhe Holandës. Siç e dini, Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare“.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?