Rama bën bilancin e vizitorëve të 5 destinacioneve më të preferuara

Nga Gjirokastra në Shkodër, nga Kruja në Butrint e Apolloni, turizmi kulturorë dhe historik, jo vetëm ka kapur shifra rekorde dhe përmbysur çdo pritshmëri, por ka lëkundur skeptikët dhe bërë me dhimbje koke, ata që shqetësohen si për çdo gjë, edhe për të mirat që i vijnë këtij vendi nga turizmi, nga ata që vijnë për të zbuluar, jo vetëm natyrën e mrekullueshme të Shqipërisë, dhe për të provuar plazhin dhe kulinarinë, por edhe për të prekur me duar dëshmitë historike të këtij vendi, i cili tregon për lashtësinë e tij, ashtu siç të befason me kulturën, pasurinë shpirtërore dhe qytetarinë, të lexueshme këto kudo ku shkel këmba e turistit dhe mahnitet vështrimi i tij.

Në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama, ka përcjellë pikërisht këtë, por jo me retorikën e fjalëve por me argumentin kokëfortë të shifrave.

Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj
Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë
Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë
Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë

Swiss Digital Desktop Reklama

AV

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?